Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kulla 250 mln dollarë/ “Rama fiton 142 mln euro, miku i tij merr prona publike falas”

2017/04/12 at 5:54 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kulla 250 mln dollarë/ “Rama fiton 142 mln euro, miku i tij merr prona publike falas”

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka denoncuar sot projektligjin e qeverisë për ndërtimin e një kulle që kushton 250 milion dollarë në zgjatimin e Bulevardit të ri të Tiranës.


Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji thotë se qeveria kërkon që t’i japë 25 mijë metra katrorë falas dhe përjashtim nga të gjitha taksat për 15 vjet një kompanie arabe në shkëmbim të ndërtimit të një kulle që premtohet se do të kushtojë 250 milionë dollarë.

Sipas tij, “mikut të Ramës po i falen prona në Tiranë, ndërsa skema e përfitimit është 142 milionë për Ramën”. Kompania arabe që pritet të ndërtojë kullën 350 metra të lartë në kryeqytet, quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”.

Shënimi i plotë:
Skema e perfitimit 142 milion per Ramen dhe ja kush eshte miku qe i falen prona publike me mes te Tiranes dhe favorizohet me ligj te posacem.

Me një nxitim të pashpjegueshëm proçedurial, pa asnjë diskutim publik, pa asnjë konkurrencë apo pa krijuar kushtet e garës së ndershme, ku i shkelet e drejta bizneseve vendase apo të huaja për të konkuruar, qeveria e kaloi dje në komisione parlamentare dhe po vrapon që me shumë gjasë nesër ta paraqesë në Kuvend projekt-ligjin mbi marrëveshjen 250 milion euro me kompaninë arabe.

Duhet theksuar se çdo investim i huaj duhet mbështetur, çdo investim duhet parë si prioritet i përfitimit të vendeve të punës, të rritjes së të ardhurave, reputacionit të mirë të ekonomisë shqiptare e një sërë përfitimesh të tjera ekonomike dhe sociale. Çdo investim duhet parë si marrëveshje përfitimi publik e kombëtar dhe nëse nuk është e tillë nuk mund të konsiderohet aspak investim.
Por pse pikërisht kjo marrëveshje që duket në pamje të parë si thithja e një investimi të huaj është më shumë një aferë gjigande korrupsioni!

Projektligj i veçantë i propozuar nga Këshilli i Ministrave në kuvend kërkon që t’i japë 25 mijë metra katrorë falas dhe përjashtim nga të gjitha taksat për 15 vjet një kompanie arabe në shkëmbim të ndërtimit të një kulle që premtohet se do të kushtojë 250 milionë dollarë.
Ndërsa reklamohet vlera e investimit, jo pa qëllim nuk bëhen transparente kushtet që ka shkëmbyer apo falur qeveria.

Kështu vetëm vlera e tokës që i falet kompanisë në zgjatimin e bulevardit ekzistues e cila ka një sipërfaqe prej 25.000m katrore, vlerësohet së paku 62 milion euro. (1)
Përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar vetëm për vlerën e ndërtimit i fal kompanisë 20 përqind TVSh që rezulton 50 milion euro të tjera të falura. (2)

Duke vijuar me përjashtimin nga taksat dhe tarifat vendore për 15 vjet, vlera e së cilave i kalon së paku 30 milion euro të tjera të falura, te cilat përveçse nuk hyjnë në buxhetin e shtetit dëmtojnë konkurencën dhe interesat e bizneseve të tjera vendase të së njëjtës fushë.

Me një kalkulim fare të thjeshtë në shkëmbim të këtij “investimi” qeveria fal nga pasuria publike dhe nga taksat e qytetareve 142 milion euro (62 milion euro vlera e tokës, 50 milion euro TVSH, 30 milion euro taksa dhe tarifa)

Nëse ky investim sërish edhe me kushtet lehtësuese të investimeve të këtij lloji do të rezultonte pas një proçesi transparent ku hapej konkurenca për të gjitha kompanitë me rregulla te përcaktuara garë, dhe informacion transparent ndoshta do të diskutohej në një prizëm tjetër. Por ajo që po ndodh është dhënia në mënyrë preferenciale si një ofertim i falur nga vetë qeveria shqiptare, çka e bën këtë një megaskandal.

Kompania kërkuese mund të jetë kompani serioze dhe me eksperiencë, asnjë paragjykim për reputacionin dhe qëllimshmërinë e kompanisë, por proçedura e ndjekur dhe shpejtësia e marrjes së vendimeve pa asnjë rregull loje të respektuar e cila shoqërohet dhe me takimin e kryeministrit Rama me investitorin shumë kohë më parë në një hotel në Budapest, janë të dhëna që të mbledhura bashkë përbëjnë provën e plotë që investimi të lexohet si aferë e pastër korruptive. Theksoj se kompania është plotësisht e paparagjykuar në këtë rast.

Falja e kësaj shumë nga pasuritë publike mund të jetë njëqind përqind në përfitimin e drejtpërdrejtë korruptiv për qeveritarët shqiptarë.

Takimi i Ramës në datën 6 Maj 2016 në Budapest në hotel The Ritz, i rri mbi kokë leximit të qartë të këtij skandali, ndërsa tregon qartë konfliktin e interesit. Sigurisht ministrat dhe ata që do ngrenë kartonin për ta aprovuar do të mund të thonin takim i rastësishëm, qëlloi rastësisht e njëjta kompani, dhe po aq rastësisht i falëm së paku 142 milion taksa e troje, por shumë rastësi bëjnë një ligjësi dhe një qëllim të qartë. Në këtë rast është përfitimi korruptiv.

Ne foto Rama dhe investitori K. A. H ne daten 6 Maj 2016 ne Hotel Ritz, Budapest. 

rama arabi

Etiketa: 142 mln euroKulla 250 mln dollarërama fiton


Ju sugjerojmë

Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
Bota

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

9 Qershor, 2026 2:06 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I zhdukur prej disa ditësh/ Eglant Koçi dyshohet të jetë rrëmbyer, një i arrestuar

9 Qershor, 2026 1:34 pm
Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
Bota

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

9 Qershor, 2026 12:37 pm
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar
Kronikë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

9 Qershor, 2026 12:31 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën

9 Qershor, 2026 12:23 pm
Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë
Kryesore

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë

9 Qershor, 2026 12:20 pm
Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare
Kryesore

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

9 Qershor, 2026 12:18 pm
Para
Sulmet në Siri/ Tirana dhe Prishtina pro Trump-it

Deklarata e Bashës për ambasadorët/ Bushati: SHBA e BE nuk influencohen nga politikanët shqiptarë

Luana Vjollca kapet “mat” teksa kërcen para të dashurit të saj biznesmen

Luana Vjollca zbulon gjoksin, shikoni dekoltenë e saj ...

Thellohet bashkëpunimi PS-PDIU, ja postet që Rama i dha Idrizit

Shpëtim Idrizi: Me PS kemi kërkuar marrëveshje të re, por është refuzuar
















TE FUNDIT

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
9 Qershor, 2026

Kyeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit amerikan Bernie Sanders, i cili ka reaguar për protestat që po zhvillohen në...

Lexo më shumë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shqetësojnë protestat kundër tij që po zhvillohen prej më shumë se një jave...

Lexo më shumë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
9 Qershor, 2026

Kryeministri  Edi Rama është zotuar se do të vazhdojë me projektin në Zvërnec. Në një intervistë për Al Jazeera-n, Rama e...

Lexo më shumë

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
9 Qershor, 2026

Kirurgët kinezë kanë kryer transplantin e parë të kombinuar në botë të një mëlçie derri të modifikuar nga gjenet dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}