Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetmitarë të shkretëtirës virtuale ose murgjër wirless …

2017/03/23 at 3:19 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetmitarë të shkretëtirës virtuale ose murgjër wirless …

Vetmitari(ja) 1: prsh. Çpb ❤ ?


Vetmitari(ja) 2: asgjë … home ?

Vetmitari(ja) 1: edhe unë sapo … sh. lodhur Si Kalove sot?

Vetmitari(ja) 2: 1 sek se po me therrasin

Vetmitari(ja) 1: ok ❤

Vetmitari(ja) 2: Erdha. Po thoje…?

 

E kështu vazhdon e vazhdon një bisedë e rëndomtë midis personash nëpërmjet një smartphone, ndërmjet simbolesh, sticker-sh, çerek fjalësh, pika e pikëpyetje e pikëçuditëse të vendosura vend e pavend etj. etj. etj.

Personazhet e bashkëbisedimit të mësipërm sapo janë kthyer nga puna, nga shkolla, nga shëtitja, apo ndoshta edhe nga një drekë apo darkë e përbashkët dhe është momenti kur hyjnë në shtëpi, kalojnë pragun e derës dhe hyjnë në atë hapësirë intime që quhet familje. Por sapo hyjnë nga pragu i derës, nëpërmjet një aparati shumë të vogël, dalin nga parmakët inekzistues të një dritarje, për t’u kthyer përsëri në një realitet ku ishin pak më parë ose ku do të dëshironin të ishin, por që në fakt është thjesht një hapësirë virtuale dhe jo më reale. Është një ikje, ikje virtuale. Është pamundësia e përballimit të peshës së intimitetit të shtëpisë dhe familjes, të afekteve reale apo edhe të vetmive reale. Jemi në epokën e virtuales dhe duket se ka një ngjashmëri të çuditshme me kohën kur njerëzit merreshin vesh me shenja me njëri-tjetrin, pasi fjala ishte akoma e pazbuluar vetëm se në këtë rast e kemi vrarë fjalën.

Marrëdhëniet ndërnjerëzore janë virtualizuar tej mase. Shkëputen gjithnjë e më shumë nga realja duke kapërcyer vendin dhe momentin (hic et nunc – këtu dhe tani) për të krijuar a jetuar të tjera marrëdhënie përmes ajrit dhe valëve. Njeriu në ikje i cili ka gjetur një dritare për të dalë nga mospërballimi i marrdhënieve reale, nga sfidat që ato sjellin në jetën tonë dhe që e bëjnë jetën tonë më njerëzore.

Marrëdhëniet tona jo vetëm janë bërë të brishta, por janë eterizuar i janë marrë përdhuni tokës e i janë dorëzuar ajrit. Janë diçka mes qiellit dhe tokës, pezull, as mish e as peshk. Në këto kushte, njeriu modern, është një vetmitar në një shkretëtirë virtuale. Është e njohur në lindjen e afërt dhe të largët ekzistenca e vetmitarëve të shkretëtirës, murgjëve të shkretëtirës të cilët linin qytetin për të gjetur Hyjin në një mënyrë tjetër. Ndërsa në kohën moderne jemi kthyer të gjithë në murgjër virtualë, por në vend të kërkimit të diçkaje që më tejkalon dhe te e cila mund të kapem si te një bosht, për t’i dhënë një orientim ekzistencës time, jemi shkëputur nga gjithçka. Jemi murgjër wirless, vetmitarë wirless, në një shkretëtirë, ose më mirë në një shkreti marrëdhëniesh, apo në marrëdhënie të shkreta.

Ka shumë studime që tregojnë, e herë pas here na i japin rezultatet e tyre nëpër media, se njerëzit virtualë janë më të trishtuar e më pak të lumtur. Kërkimi i lumturisë është një realitet ndër më të natyrshmit brenda njeriut. Por njeriu nuk mund të jetë i lumtur vetëm. Nuk është e mundur. Prandaj njeriu kërkon marrëdhënie, takim, bashkëjetesë. Realiteti virtual, në të cilim jetojmë dhe jemi zhytur pothuajse plotësisht, nuk lejon që marrëdhëniet të finalizohen, por mbeten gjithnjë gjysma marrëdhëniesh. Mbeten marrëdhënie në përpjekje e sipër… në eter, duke na bërë kështu endacakë në një shkretëtirë virtuale drejt trishtimit.

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Alarm për një pako të dyshimtë, evakuohet një tjetër rrugë në Londër

Alarm për një pako të dyshimtë, evakuohet një tjetër rrugë në Londër

Blushi: Serbia nuk do Ramushin, po i bën presion Kosovës

Kriza politike, 18 ambasadorë takim me Blushin

Flet biznesmeni/ Ja sa më ofruan që të mos dëshmoja kundër Shullazit

"Shullazi", Tahiri e Nikolla nesër në prokurori
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com