Prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan do të ndikojë në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.
Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.