Pas një ngjarje të rendë të ndodhur në banesën e tij, ku i është dhunuar bashkëshortja njëherësh edhe nëna e dy fëmijëve, ka reaguar edhe gazetari Telnis Skuqi.
Në profilin e tij në Facebook, teksa denoncon me forcë këtë rast, ai bën thirrje për drejtësi, teksa shprehet se agresorja është në gjendje të lirë edhe pse ka hyrë pa të drejtë në banesë, ka dhunuar gruan e tij si dhe ka trembur fëmijët. Ngjarja është në hetim, teksa pritet që policia të zbardhë ndodhinë në familjen e gazetarit në Gjirokaster.
Reagimi:
NUK GJEJ FJALE
Kaq shumë i ka verbuar urrejtja njerëzit, sa janë të gatshëm të trokasin në derë ku jeton dhe më pas të sulmojnë një grua në sytë e dy fëmijëve të vegjël, sepse këtë të drejtë ta jep rilindja.
Jo vetëm kaq, por agresorja jo vetëm që nuk është ndaluar (pasi ka kryer një dhunë me paramendim), por është lënë në gjykim të lirë, pavarësisht se ka konsumuar disa vepra penale.
E para: Ka dhunuar me paramendimin nënën e fëmijëve të mi.
E dyta: Ka shkelur privatësinë e familjes sime.
E treta: Ka traumatizuar dy fëmijët e mi etj.
Sinqerisht nuk gjej fjalë.