Një nxënës 15-vjeçar, ka hapur zjarr me armë në një shkollë private në qytetin verior meksikan të Monterrey, duke goditur një mësuese dhe dy nxënës në kokë, para se të vriste veten. Ndërsa një tjetër nxënës ka pësuar lëndime më të vogël nga të shtënat.
Adoleshenti ka qëlluar me armë zjarri ndaj shokëve dhe mësueses. Sulmi i tmerrshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Mësohet se 15-vjeçari, Federico Guevara vuante nga depresioni. Guevara ka qenë i ulur në një cep të klasës dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, dy nga viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dhe disa minuta më vonë ka qëlluar në drejtim të vetes.