1 – Shkencëtarët norvegjezë kanë hipotetizuar se hunda e kuqe e Rudolfit është rezultat i një infeksion parazitor i sistemit të tij të frymëmarrjes.
2 – Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve.
3 – Çdo vit më shumë se 3 miliard kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.
4 – Të gjithë dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
5 – “Dashuria e vërtetë” e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” nuk i referohet një çifti romantik, por i referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike.
6 – Shumica e Santave kanë emra mashkullorë të tillë si Blitzen, Comet dhe Cupid.
7 – Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius I, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.
8 – Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
9 – Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.
10 – Sipas të dhënave të analizuara nga Facebook, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve.
11 – Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës.
12 – Çorapja më e madhe e bërë ndonjëherë për Krishtlindje kanë qenë 32.56 metra të gjata dhe 14.97 metra të gjerë. Kishte mbi një mijë dhurata brenda. U bë nga fëmijët e Londrës në 2007.
13 – Pemët e Krishtlindjeve janë shitur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1850.
14 – Pemët e Krishtlindjeve rriten për 15 vjet përpara se ato të shiten.
15 – Shumica e vendeve europiane besojnë se shpirtrat, e mirë e të këqinj janë aktivë gjatë 12 ditëve të Krishtlindjeve.
16 – Bolivianët festojnë “Ditën e gjelit” natën e Krishtlindjeve. Disa njerëz sjellin me vete gjelin gjatë daljes së njerëzve, një gjest që simbolizon besimin se një gjeli është kafsha e parë që sinjalizoi lindjen e Jezusit.
17 – Britanikët preferojnë të veshin një kurora letre gjatë darkës së Krishtlindjeve. Në gjuhën angleze ato quhen “Christman Cracker”.
18 – Në Poloni, merimangat apo rrjetat e tyre janë diçka e zakonshme në dekorimet e pemës së Krishtlindjeve pasi sipas legjendës, një merimangë përdori rrjetën për të mbuluar si batanije Jezusin e Vogël.
19 – Alabama ishte vendi i parë amerikan që njohu zyrtarisht Krishtlindjet në vitin 1836.
20 – Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë pushimi në SHBA deri më 26 korrik 1870.
21 – Oklahoma ishte vendi i fundit në SHBA që e shpalli ditën e Krishtlindjeve, zyrtarisht ditë pushimi, në vitin 1907.
22 – Veshtulli sipas anglosaksonëve vjen nga fjala misletan që ka të bëjë me glasën e zogut, sepse sipas tyre kjo bimë përhapet nga glasat e zogut.
23 – Njerëzit e lashtë e konsideronin bimën e veshtullit të shenjtë sepse qëndronte jeshile edhe nxirrte fruta edhe gjatë dimrit, në një kohë kur bimët e tjera thahen.
24 – “Evergreens” është gjithashtu një pemë që qëndron jeshile gjatë gjithë viti dhe është simbol i jetës së përhershme dhe rilindjes.
25 – Për arsye se i shihnin Krishtlindjet si një ditë dekadente e pushimeve katolike, puritanët në Amerikë i ndaluan të gjitha festimet e Krishtlindjeve nga viti 1659-1681.
26 – Për shkak të lidhjeve pagane, zbukurimet ngjyrë jeshile që vendoseshin nëpër shtëpia ishin të ndaluar në Këshillin Kristian të Bragës në shekullin e 6.
27 – “Poinsettia” është një bimë kombëtare në Meksikë, dhe kultivohet nga aztekët që e quajnë bimë të vyshkur. Ngjyra e kuqe e lules sipas tyre simbolizon pastërtinë.
28 – Krishtlindjet i kanë rrënjët në festivalet pagane si Saturnalia (17-23 dhjetor), Kalend (1-5 janar). Kisha kristiane i mohonte fort festime të tilla, duke e caktuar ditë feste 25 dhjetorin, dhe pse nuk ka prova të vërteta se në këtë datë lindi Krishti
29 – Santa Klausi është i bazuar në personazhin real të Shën Nikolait që ka jetuar në shekullin e 4-t. Ka lindur në Patara, në Turqinë e ditëve të sotme.
30 – Ilustrimet e para të Shën Nikolait e tregojnë atë si një person të ashpër, komandues që mbante në dorë një shkop thupër. Ai ishte simbol i disiplinës dhe ndëshkimit.
31 – Puritani Oliver Cromwell i ndaloi festimet dhe zbukurimet e Krishtlindjeve në Angli nga viti 1640-1660.
32 – Ekziston një legjendë që tre femra shumë të varfra, menduan t’i futen jetës së prostitucionit. Megjithatë, ata u shpëtuan nga peshkopi i pasur Shën Nikolai që i mbushi çantat e tyre me monedha ari.
33 – Shpenzimet për Krishtlindje përbëjnë 1/6 e të gjithë shpenzime në Shtetet e Bashkuara.
34 – Sipas UNICEF në botë ka 2.106 mln fëmijë nën moshën 18 vjeç në botë. Sipas kësaj i bie që një shtëpi të ketë mesatarisht 2.5 fëmijë. Santa Klausit i duhet të udhëton 221 mln milje shtëpi më shtëpi me një thes plot 842 mln dhurata.
35 – I komisionuar nga Sir Henry Cole, ilustruesit britanik John Callcott Horsley shpiku kartën e parë të Krishtlindjeve në vitin 1843.
36 – Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës.
37 – Në vitin 1962, pulla e parë postare e Krishtlindjeve doli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
38 – Në Gjermani, Heiligabend ose darka e Krishtlindjeve, thuhet se është kohë magjike kur qetësia në zemër arrin të dëgjojë kafshët të flasin.
39 – Zoti i Vikingëve Odin është një nga paraardhësit e Santa Klausit modern. Sipas miti, Odin ecte me kuajt e tij fluturues. Gjatë dimrit, Odin shpërndante dhurate, por edhe ndëshkime për fëmijët që nuk silleshin mirë.
40 – I pari person që dekoroi pemën e Krishtlindjeve ishte ish-Protestanti Martin Luther. Sipas legjendës ai ishte shumë i apasionuar pas bukurisë së poçave zbukurues.
41 – Në SHBA ndodhen 21 mijë ferma pemësh Krishtlindjesh. Në vitin 2008 u mbollën 45 mln pemë.
42 – Kënga “White Christmas” e Irving Berlin është kënga më e mirë e Krishtlindjeve e të gjitha kohërave, me 100 mln shitje në të gjithë botën.
43 – Presidenti Teodor Rusvelt, një ambientalist fanatik, i ndaloi pemët e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1901.
44 – Kopja e parë e referimit të një peme Krishtlindjesh ishte në vitin 1531 në Gjermani.
45 – Rreth 30-35 mln pemë të vërteta Krishtlindjesh shiten çdo vit në SHBA.
46 – Kënga e famshme “Jingle Bells” u shkrua në fakt për Ditën e Falënderimeve. U kompozua në vitin 1857 nga James Pierpont.
47 – Pemët origjinale të Krishtlindjesh u zëvendësuan nga pemët artificiale në vitin 1991.
48 – Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.
49 – Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
50 – Në vitin 1647, parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell./Përgatiti: Tirana Observer/