Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri: Ish-Presidentët në Shqipëri me shtëpi, zyrë, makinë, roje, gjatë gjithë jetës

2016/12/21 at 9:33 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji i ri: Ish-Presidentët në Shqipëri me shtëpi, zyrë, makinë, roje, gjatë gjithë jetës

Ish-presidentët do të përfitojë, me një ligj të veçantë, privilegje dhe favore me paratë e taksapaguesve. Projektligji i hartuar për institucionin e Presidentit, në kapitullin e fundit, parashikon të gjitha privilegjet për ish-presidentët e Shqipërisë. Sipas ligjit, ish-presidentët, përfshirë Sali Berishën, Rexhep Mejdanin, Alfred Moisun dhe Bamir Topin, përfitojnë banesë, roje personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj.


Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish-presidentëve. Konkretit, projektligji parashikon që, personi i cili ka shërbyer si President i Republikës do të mbajë titullin e Presidentit të Republikës përjetë, përveç raste kur gjykata vendos heqjen e titullit. Po ashtu, Presidentit i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë. Ligji i ri parashikon gjithashtu që Presidentëve u sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për rendin publik.

Ish-presidentët, sipas ligjit të ri, do të përfitojnë zyra dhe staf. “Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, ka të drejtë: (i) për ambient zyre deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të Tij; (ii) staf mbështetës të përbërë nga të paktën dy persona, dhe të drejtën e shfrytëzimit të makinës zyrtare dhe shoferit. Personat ndihmës të drejtat për marrëdhënie pune i realizojnë me institucionin e Presidentit të Republikës, ndërsa emërohen dhe shkarkohen nga Sekretari i Përgjithshëm, me propozim të ish kreut të shtetit, të cilit i ka mbaruar mandati. Shpenzimet për shfrytëzimin e makinës zyrtare përballohen nga buxheti i Presidentit të Republikës në detyrë”, thuhet në ligjin e ri, i cili pritet të miratohet në kundër të Reformës në Drejtësi.

Neni 64 i ligjit të ri parashikon gjithashtu se, pas mbarimit të funksionit, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e tjerë të familjes ruajnë privilegjet dhe pasaportat diplomatike. Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ka të drejtë për shpenzimet materiale për nevojat e realizimit të aktiviteteve të tij. Këto shpenzime sigurohen nga buxheti i shtetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. “Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës pas mbarimit të mandatit, pensionin e përcaktuar në këtë ligj, të zvogëluar në masën 50%, e gëzojnë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e mitur, deri në mbarimin e shkollimit të rregullt, respektivisht deri në moshën 25 vjeçare”, thuhet në ligj.

Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, në rast sëmundje, shpenzimet mjekësore të tij dhe të familjes i mbulohen nga buxheti i shtetit. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit, nëse nuk ka shprehur dëshirë tjetër. Po ashtu, Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, merr pjesë në ceremonitë zyrtare duke zënë vend pas Presidentit të Republikës në detyrë, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe pas Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ligji parashikon gjithashtu Presidenti i Republikës pas mbarimit të funksionit, mund të përfitojë shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë. /Shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Kryetari i Partisë Republikane Mediu i ftuar në Washington, takime në Kongres dhe Senat

Mediu i del në mbrojtje Dash Tahirit: I iku mandati për 6 mijë lekë të vjetra

10 këngët më të bukura për festa dhe historitë që fshihen pas tyre

10 këngët më të bukura për festa dhe historitë që fshihen pas tyre

Instagram fshin videon e koncertit të Dua Lipas në Tiranë, e akuzon për vjedhje

Video/ Publikohet filmi dokumentar për jetën e Dua Lipës
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}