Thonë se supermodelet nuk çohen nga shtrati pa u paguar 10.000 dollarë, por me këngëtaren amerikane ndodh ndryshe.
Për të festuar linjën e saj të re kozmetike nga firma MAC, Carey është “hedhur” në shtratin e një suite në një nga hotelet më prestigjioze në New York.
Veshur me të brendshme seksi dhe rrethuar nga luksi, Mariah pozon tepër e buzëqeshur në krevatin e saj së bashku me të ftuarit e festës.
Kishte kohë që këngëtarja e “All I Want For Christmas is You” , priste me padurim produktet e saj kozmetike dhe kështu zgjodhi mënyrën më seksi për të festuar këtë rast. Një tjetër tekë e vipave e kthyer në realitet!