Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Rama e ka marrë ndëshkimin jo nga amerikanët, por nga shqiptarët. Një Kryeministër joserioz

2016/11/12 at 11:02 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patozi: Rama e ka marrë ndëshkimin jo nga amerikanët, por nga shqiptarët. Një Kryeministër joserioz

Astrit Patozi, deputeti i PD-së shprehet se deklaratat e kryeministrit Rama për Presidentin e zgjedhur në SHBA, Donald Trump janë tërësisht të ekzagjeruara.

Në një intervistë për “Abc News”, Patozi shprehet se Rama e ka marrë tashmë koston e “bastit” që vuri për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse e cilëson diçka shumë të rëndë të përfshihesh në një garë që nuk i takonte Kryeministrit të një vendi të vogël si Shqipëria.

“Unë mendoj që e gjithë ajo që bëri Rama ishte një ekzagjerim. Dhe në rast se politikanët ndëshkohen për qëndrimet e tyre, Rama e ka marrë ndëshkimin. Jo nga vota e amerikanëve, por nga mënyra se si ai u ekspozua përpara shqiptarëve dhe përpara faktorit ndërkombëtar, si një Kryeministër joserioz.

Gjëja më e mirë që mund të bënte Rama, nuk do ishte ndjesa, sepse besoj unë sepse do të ishte hipokrite. Po të isha në vendin e tij, do të heshtja. Sepse çdo shpjegim që mund të jepet vetëm sa e rëndon më shumë pozicionin e tij dhe kështu ka ndodhur. Këto dy ditët e fundit, Rama ngjante si një ilustrim i K.TH Spirit, bam me këmbë e bam me duar, sepse është një varg që e ka shumë qejf ta përdorë.

Rama dje ishte njeriu më në vështirësi në planet, sipas meje, sepse po korrte atë që kishte mbjellë. Pra, kishte bërë një gafë shumë të rëndë, jo thjesht diplomatike, por që tregon mungesën e seriozitetit dhe ishte në njëfarë mënyre i ekspozuar përpara shqiptarëve dhe çdo faktori ndërkombëtar si njeri joserioz në minimumin e vet”, thekson deputeti i PD-së.

Sipas Patozit, Kryeministri e ka demonstruar se nuk e ka problem të ndryshojë në mënyrë ekstreme qëndrimet e veta. Por ajo që do të ishte më e rëndë, sipas deputetit demokrat, është fakti që ai të jetë keqpërdorur në favor të njërit kandidat në SHBA.

“Edi Rama nuk e ka për gjë për t’i ndryshuar qëndrimet e veta në mënyrë ekstreme. Ky ishte një ilustrim i kësaj gjëje, por mbi të gjitha edhe i keqpërdorimit të pozicionit publik për arsye politike. Në rast se do të jetë e vërtetë akuza se ai është keqpërdorur në favor të njërës palë në zgjedhjet amerikane, unë mendoj se Edi Ramën nuk ka jo avokat, por as psikiatër që ta marrë në dorëzim, sepse do të ishte tejkalim i çdo caku. Unë uroj që kjo të mos ketë ndodhur, por kjo prapë nuk e shpëton”, sqaroi Patozi.

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Donald Trump ky ‘gjakprishës’ i politikës shqiptare

FOTO/ Michelle Obama më elegante se kurrë; pozon për Vogue

FOTO/ Michelle Obama më elegante se kurrë; pozon për Vogue

I nxori armën tregtarëve të duhanit, hetohet i lirë shefi i Antikontrabandës

I nxori armën tregtarëve të duhanit, hetohet i lirë shefi i Antikontrabandës

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com