Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana Metro Guide – Piu 39

2016/11/11 at 11:11 AM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana Metro Guide – Piu 39

Shënim për atraksionin më të ri në zemër të Tiranës. “Piu 39”, asocim për “më shumë Itali”, një bar dhe restorant simpatik, i konceptuar sipas traditës dhe shijes më të mirë italiane.


Albatros Rexhaj

“Piu 39” – një kënd i ri në kryqëzimet e dendura të bllokut në Tiranë si dhe një përpjekje sfiduese për të sjellë në Shqipëri frymën e traditës bashkëkohore të kuzhinës dhe shërbimit italian. “Traditë bashkëkohore”, padyshim një dikotomi kuptimore, por “Piu 39” përbën pikërisht një mishërim interesant të ndërthurjes së traditës italiane me trendet bashkëkohore.

1 (2)

Si fenomen i veçantë, ky mishërim është zhvilluar nga italianët e Amerikës që në atdheun e ri nuk sollën vetëm traditën, por edhe aftësinë e tyre unike për t’u përshtatur kudo, duke ngjizur shpirtin e tyre lirik me mozaikun sfidues të jetës dinamike në botën e re. Më pas e gjithë kjo përjetoi një mbindërtim stilistik në vendin e origjinës, në Itali, dhe produkti ishte diçka fantastike: një simbiozë elegante, por edhe dinamike, e botës së vjetër dhe asaj të re.

I hapur në fillim të nëntorit, në zemër të Tiranës, me një meny të konceptuar nga i famshmi Chef Gennaro, “Piu 39” shkon përtej kësaj, duke u përpjekur që në tërë shkëlqimin e vet, në Tiranë, ta sjellë frymën “gourmet” – kur, me qëllimin që të krijohet një ideal kulturor, gatimi trajtohet me delikatesë artistike – si dhe ndjesinë e një vendi ku mund të rrish komod, thjesht për të pirë ndonjë gjë. Me fjalë të tjera, “Piu 39” vjen si mishërim në miniaturë i traditës Haute Cuisine – frymë tipike për restorantet dhe hotelet e klasit të lartë – i ndërthurur me elemente modeste, por të zgjedhura me shije, të frymës së klubeve të kafesë dhe të verës së mirë. Pa dyshim, një vend simpatik dhe me shumë klas për të shijuar të tre vaktet e ditës.

chef Gennaro

“Piu 39” ta krijon ndjesinë e këndshme të qëndrimit dhe të të ushqyerit, si nga kohët para bumit teknologjik atëherë kur kjo gjë ishte më e thjeshtë dhe më e këndshme. Shefi i kuzhinës, Chef Fabrizio, në punëtorinë e tij tërësisht transparente që mund të vëzhgohet nga të gjithë mysafirët, sjell pasionin e një shije të rafinuar: ushqime të përgatitura sipas recetave që synojnë si kombinimin e saktë, por edhe një balancë estetike të të gjithë përbërësve. Çdo gjë, madje edhe brioshët e mëngjesit, gatuhet e freskët, nga ekipi prej shtatë kuzhinierësh të udhëhequr dhe të mbikëqyrur në çdo detaj nga Chef Fabrizio. Shijet janë subjektive, por sallata Cezar e Chef Fabrizios mbase është më e mira në Tiranë, ndërkaq pureja e patateve me djathë talexho, të verdhë veze të skuqur dhe kërpudha, është një shije e jashtëzakonshme. Të tjerat duhen provuar vetë!

3 (1)

Në jo pak vende në Tiranë, pavarësisht namit që kanë, premtimi i një menyje të shijshme nënkupton një ndërmarrje të sforcuar (të egos së pronarit) me qëllim që të tërhiqet vëmendje, saqë ndonjëherë të krijohet përshtypja se theksi i vlerës gjendet te nami i pronarit dhe jo te vlera që ofron vendi. Natyrisht se një vend i mirë ka edhe vlerë të padiskutueshme sociale, por te“Piu 39” kujdesi reflekton edhe dashamirësinë që mund të na ofrojnë vetëm njerëzit më të dashur atëherë kur gatuajnë për ne, qoftë për të na impresionuar apo nga frika se nuk ndjehemi mirë dhe kemi nevojë për ushqim të pasur dhe kujdes të sinqertë.

Në Tiranë gjithnjë ka pasur (dhe do të vazhdojë të ketë) vende të reja, që në fillimet e veta premtojnë shumë, por që me kalimin e kohës zbehen. Si nga trilli i vetëkënaqjes, atëherë kur ndjesia e klasit zëvendësohet me shkëlqimin e rremë të snobizmit, por edhe nga shtesat e panevojshme konceptuale që mbindërtohen mbi identitetin burimor. Si një adhurues i vendeve të këndshme, sinqerisht shpresoj se “Piu 39” do të jetë një rast përjashtimi në këtë shprehi të keqe të metropolit tonë. Kemi nevojë për një vend të mirë, me shije të theksuar të klasit, por njëkohësisht të çliruar nga kthetrat e snobizmit.

*Ky shkrim është pjesë e projektit hulumtues “Tirana Metropolitan Review”



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Vrapi rënkon

Dear Trump

Foto/ FBI “shkatërron” Clinton, Trump kryeson sondazhet për herë të parë pas 5 muajsh

Ja sa shpenzuan Trump dhe Clinton për fushatën e zgjedhjeve presidenciale

Fotot/ Njihuni me ish-gruan e Donald Trump, ja si jeton sot

Fotot/ Njihuni me ish-gruan e Donald Trump, ja si jeton sot
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}