Një çift nga fshati Lumalas në Korçë janë terrorizuar dhe grabitur në banesën e tyre nga tre persona të maskuar. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës kur bashkëshortët kanë qenë në gjumë.
Nën kërcënimin e armëve grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme kartëmonedhash të cilat ata i kishin vendosur në dy kasaforta. Ibrahim Shahollari është i njohur në zonë si grumbulles dhe tregtar me shumicë i patates.
Sipas deklarimeve të 60-vjeçarit në polici, grabitësit kanë përvetësuar 100 milionë lekë të vjetra të cilat ai i kishte fituar nga tregtia dhe rreth 60000 paund të cilat ishin kursimet e fëmijëve të tij të cilët punojnë në Angli.