Ku ka punë, ka suksese dhe rrjedhimisht edhe shpërblime. Një të tillë duket se do të përfitojë trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw.
Federata Gjermane e Futbollit ka bërë gati rinovimin e kontratës së 56-vjeçarit, shkruan e përditshmja “Bild“.
Sipas saj, trajneri kampion bote dhe drejtuesit e DFB-së dje arritën marrëveshjen përfundimtare për zgjatjen e bashkëpunimit të tyre deri në vitin 2020.
Kjo do të njoftohet zyrtarisht të hënën. Kontrata aktuale e strategut gjerman përfundon në vitin 2018, kohë kur zhvillohet Kampionati Botëror “Rusi 2018”.
Me këtë firmë të radhës, Löë do të drejtojë skuadrën e “pancerave” deri në Kampionatin e ardhshëm Evropian, titull që Gjermanisë i mungon që nga viti 1996.