Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja nga jeta/ Kadare dhe Agolli, nekrologji për Teodor Laçon

2016/10/15 at 3:50 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ndarja nga jeta/ Kadare dhe Agolli, nekrologji për Teodor Laçon

Shkrimtarë të njohur, mes të cilëve Kadare dhe Agolli, personalitete të artit e politikës, studiues etj bashkë me dhimbjen për humbjen e një njeriu të rëndësishëm, kanë çmuar lart përmes një nekrologjie, atë që la pas Teodor Laço.


Në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë, në moshën 80 vjeçare, shkrimtari, dramaturgu, skenaristi, politikani dhe diplomati, Teodor Laço.

Ai lindi më 29 shtator 1936 në Dardhë. Në atë fshat që sipas tij, nuk ka të dytë; “ku netëve të verës, qielli është një magji që mund të mrekullojë edhe shpirtrat e thatë; me yjet e mëdhenj që vezullojnë dritë shkëlqyese, me yjet e vegjël që regëtijnë në të venitur, me yjet që bien e digjen, duke ndjellë trishtim për jetët që shuhen”.

Dhe jeta e tij sot është shuar për të shkuar drejt këtij qielli, me trishtimin se nuk do të jetë më midis nesh, duke lënë në hidhërim të thellë familjen, kolegët, miqtë, të dashurit dhe lexuesit e shumët të veprës së tij.

Djali i një mërgimtari, si një nga të shumtët emigrantë dardharë të Amerikës, të atin, Pandi Laço, shkrimtari do ta takonte për herë të parë dhe të fundit kur ishte vetëm 20 vjeç, duke e jetuar rininë e tij të hershme larg dashurisë së babit, duke pritur letrat e përmallshme që vinin përtej Atllantikut.

Jetoi me nënë pranë, e cila do të bëhej shëmbëlltyra e shkrimtarit të ardhshëm; e ëmbël, fjalëpakët, e dashur dhe e papërtuar; si një nënë. Shtëpi e tij në Dardhë ka mbetur deri në ditët e sotme shenja e pelegrinazhit më të dashur të Teodor Laços.

Ai nuk e tradhtoi asnjë çast vendlindjen, Dardhën. Shkoi dhe u kthye si Anteu. Ajo strëhëzë u bë frymëzimi i sa e sa veprave letrare të Laços.

“Shtëpi e vjetër e fëmijërisë./hapet porta e vjetruar/ porta që për mua është ankuar/ kur vija rrallë i ftohtë e i vonuar?

Ndër 55 veprat e tij letrare në prozë, poezi, drama, skenarë filmash, publicistikë dhe shënime udhëtimi, që do ta fillonin rrugëtimin në vitin e largët 58, dhe deri në ditët e fundit të jetës së tij pa e lëshuar penë nga dora, ( tregimet “Kukudhi” dhe “Puna fizike e akademikëve” janë të Prillit 2016 dhe romani “Gropas 67” u shkrua dhe botua më 2014), kishin zanafillën këtu, në Dardhë.

Babai i dy djemve të talentuar në fushën e kulturës dhe spektaklit televiziv, Pandit dhe Bledit, bashkëshort i aktores Mirjana, ai u ndje ngrohtë brenda shtëpisë se tij të letërsisë dhe kulturës deri në ditët e fundit të jetës si pak kush tjetër.

Me ndarjen nga jeta të Teodor Lacos, letërsia humbi njeriun e shquar të prozës shqiptare, kultura ish ministrin e saj të përkushtuar të viteve, 1996-1998, shoqëria njeriun e angazhuar, deputetin, diplomatin, analistin dhe mbrojtësin e vlerave të demokracisë shqiptare pas viteve 90-të.

Në politikë, Teodor Laçon e gjejmë që me fillimet e demokracisë. Ai është një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate, duke qenë dhe nënkryetar i saj deri në vitin 1994. Do të hynte si pjesë e legjislativit nga zgjedhjet e lira pluraliste më 1992, duke vijuar si deputet edhe për tre legjislatura me radhë.

Në vitin 1995 krijoi partinë e re Bashkimi Socialdemokrat (Sot Bashkimi Liberal), parti të cilën e drejtoi për një dekadë, duke e bërë deri dhe me grup parlamentar. Ndërsa për veprat e tij letrare, Laço është nderuar me tri Çmime të Republikës, si dhe me Çmimin “Migjeni”. Dimensioni njerëzor i Teodor Laço dhe proza e tij janë të admiruara për këdo, në kohën tonë dhe do t’u mbijetojnë kohërave të ardhshme.

E pastë dheun e lehtë.

Nënshkruar nga: 

Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Nasho Jorgaqi, Arian Starova, Bardhyl Londo, Halit Shamata, Petraq Risto, Aleksandër Meksi, Genc Pollo, Rrahman Parllaku, Bujar Kapexhiu, Liri Belishova, Shaban Murati, Shaqir Rexhvelaj, Fisnik Sina, Rremzi Ndreu, Hajri Mandri, Besim Ndregjoni, Bahri Myftari, Skënder Rusi, Andon Andoni, Behar Gjoka, Halil Rama, Naim Berisha

 

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço. I lindur më 29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës, Laço ndërroi pak kohë pasi mbushi të 80-t.

 

Paraditen e nesërme për nder të tij, si një lamtumirë e fundit janë parashikuar homazhe, që mësohet se do të mbahen në Ministrinë e Kulturës.

Emrin e tij mbajnë shumë romane, novela, përmbledhjeve me tregime, drama, komedi, skenarë filmash artistikë dhe dokumentarë.

Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Ndërkohë që pas viteve ’90 ai u angazhua edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet, ka qenë ministër Kulture dhe ambasador në federatën Ruse.

Krijimtaria 

Laço mbetet së pari, një lëvrues i suksesshëm, ndofta nga më të bujshmit e letërsisë shqiptare në disa gjini, që për më se 50 vjet i dhuroi asaj më shumë se 50 vepra, njëra më e bukur se tjetra dhe shumica e të cilave mbeten në fondin e letrave dhe historisë së artit shqiptar si shembuj pozitivë të një talenti gjenuin dhe të një niveli të veçantë artistik e mjeshtëror.

Kështu do shkruante Kristaq Balli në një speciale publikuar në “Panorama” për nder të 80-vjetorit të shkrimtarit, mbushur në këtë fundshtatori.

Proza e shkurtër 

Midis tyre vëllimet me prozë të shkurtër, si “Rruga e Bardhë”, “Një natë shiu”, “Ajri i Ftohtë i Mesnatës”, “Portat e Dashurisë”, “Pylli në Vjeshtë”, “Vdekja e Nëpunësit X” etj., mbeten modele krahasuese e referuese në prozën e shkurtër shqiptare.

Romanet 

Romanet, si një prej impenjimeve dhe prurjeve të shumta në krijimtarinë e tij letrare, mbeten pjesa më përfaqësuese e prozatorit të kultivuar tashmë me kulturë e veti të thella artistike e estetike.

Janë tablo të mëdha e të rëndësishme të jetës shqiptare në periudha e sfonde specifike historike, ekonomike e sociale me një konotacion të spikatur rikrijues të një mesazheri artistik me vetëdije, qartësi, thellësi analize, fantazie e meditimi profesional, si dhe i stilit elokuent narrativ e gjuhës së bukur letrare.

“Tokë e Ashpër” (1971), “Përballimi” (1975), “Lëndina e Lotëve”, “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” (1985), “Pushimet e Kolonelit” (1990), “Një vit i hidhur” (1995), “Gropas 67”, “Mjegull” (2009) etj., pasqyrojnë jo vetëm “rendimentin” dhe rrëshqitjen e shfrenuar të penës së tij në prozë, por po ashtu edhe popullaritetin e tyre artistik tek audienca intelektuale dhe lexuesit.

Dramat e komeditë

Pjesë integrale e krijimtarisë letrare të tij janë dramat dhe komeditë e shumta dhe po aq të suksesshme. Krahas të tjerash, veçori e tyre mbetet krijimi artistik i intrigës dramatike jo horizontale, por progresive e kulmore, i situatës së zhdërvjellët të mizansenës, i zgjidhjeve artistike jo artificiale dhe larmisë së pafundme të karaktereve e personazheve të këndshëm, disa prej të cilëve kanë ngelur emblematikë.

Të tilla drama e komedi si “Shtëpia në rrugicë”, “Një nuse për Stasin”, “Gjëmimi i atij dimri”, “Qyteti i akuzuar”, “Shi në plazh” etj., kanë lënë gjurmët e tyre në repertorin klasik të spektakleve dramaturgjike shqiptare. Në lëmin e kinematografisë, Teodor Laço cilësohet si një prurës autoritar i disa prej skenarëve artistikë, mbi të cilët u realizuan një sërë filmash me prirje të reja regjisoriale e artistike.

Filmat e publicistika 

Doren e tij mbajne filmat “Përballimi”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Vitet e pritjes”, mund të konstatosh se suksesi i tyre në publik u garantua së pari nga skenarët e tyre me vlera potenciale. Nuk mund ta konsiderosh të ezauruar veprimtarinë krijuese të T.Laços pa përmendur edhe publicistikën e tij kulturore, politike e sociale.

Përveç dhjetëra e dhjetëra artikujve të këtyre gjinive, disa libra voluminozë me publicistikë reflektive social-politike e diplomatike cilësojnë atë si një vëzhgues, përjetues dhe analizues të mprehtë të realiteteve historike kombëtare e ndërkombëtare.

Midis tyre libri “Një dritare në Kremlin” është pa dyshim pasqyrë e angazhimit të tij serioz në realitete të reja të zhvillimeve politike të Shqipërisë postkomuniste.

Laço politikan 

Si një prej intelektualëve antikonformistë, që paraprinë me krijimtarinë e tyre vizionin për nevojën e ndryshimeve politike e shoqërore kah demokratizimit të vendit, ai u përfshi në proceset e krijimit të pluripartitizmit në krahun liberal demokrat, fillimisht si një prej themeluesve e drejtuesve të Partisë Social-Demokrate dhe më pas si krijues e drejtues për 10 vjet i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat. Gjatë kësaj kohe (1997-2005) ai zgjidhet deputet i Parlamentit shqiptar. Midis viteve 1994-1997 emërohet ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas, 2006-2008, e gjejmë si ambasador të Shqipërisë në Federatën Ruse.

Nderimet 

Kur ndodhet në Dardhë, ai nuk rresht së shkruari. Për kontributin e tij intelektual, krijues e veprimtar, Teodor Laço mban Urdhrin “Naim Frashëri të Klasit të Parë”, “Çmimin e Republikës”, si dhe emblemën “Qytetar Nderi” i Qarkut të Korçës./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Tastiera e kompjuterit, burim sëmundjesh

Tastiera e kompjuterit, burim sëmundjesh

“Kthimi i mbetjeve”, Konfindustria: Mundësi e mire për të bërë përmirësim

“Kthimi i mbetjeve”, Konfindustria: Mundësi e mire për të bërë përmirësim

Video/ Prezantuesja zhvishet nudo gjatë transmetimit të emisionit

Video/ Prezantuesja zhvishet nudo gjatë transmetimit të emisionit
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}