Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj: Metës i mungoi ‘skandali’ në Greqi, ndryshe nga takimi Bushati-Kotzias

2016/10/15 at 2:56 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kotzias dhe Bushati ja ku ndahemi për çamët, detin dhe Himarën

Analisti Agron Gjekmarkaj nëpërmjet një analize në gazetën ‘Panorama’, ndër të tjera, ka shkruar në lidhje me vizitën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në Greqi.


Gjekmarkaj shkruan se ndryshe flet Meta, krejt tjetër Idrizi dhe allasoj Bushati. Sipas tij, vizita e Ilir Metës në Athinë nxori përsëri shejtanin nga shakulli i koalicionit qeverisës, të cilët mundimshëm ia lidhën grykën përkohësisht të ngrohur nga shishet e verës.

“Prej aty shfryjnë ende erërat e korrikut që kaloi dhe të Dibrës që sapo lamë pas, mes shumë pikëpyetjesh që shtroi për të ardhmen e vendit nën kanabis dhe të kanabisit në vend. Një çështje kjo, për të cilën Meta po hesht me shpresën se gjithë faji i mbetet bashkëkryetarit. Gabim e ka. Aq shkulme ajri dalin prej aty sa edhe Circja antike nuk i bën dot terbiet”, shkruan Gjekmarkaj.

Ai thekson se turi treditor i Metës mund të konsiderohet korrekt dhe konstruktiv në këndvështrimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mirëpo, sipas tij, kreut të Kuvendit i mungoi skandali ndryshe nga ç’ndodhi në takimin Bushati-Kotzias, ku mikut iu bë një pritë populiste në dyert e Ministrisë së Jashtme.

Ndërsa, vë në dukje, se më pas i nxorën në pazar edhe bisedat konfidenciale, duke e vënë të gjorin në sy të ciklonit. Kotzias në siklet përcëllues sapo u kthye në vendin e vet fët e fët mohoi e përgënjeshtroi gjithçka. Kësaj here pohimi magjistral i kodeve zakonore shqiptare se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” u shkel paburrërisht.

“Grekët nuk i sajuan asgjë të tillë numrit dy të shtetit shqiptar, përkundrazi as një kalë troje nuk u pa ato ditë, së paku. Kryetari i Kuvendit, i cili u prit në të gjitha nivelet e larta të përfaqësimit të shtetit grek, përdori një gjuhë të butë dhe bashkëpunuese. Në fakt, kjo është mënyra më korrekte për të folur me një popull mik e fqinj si ai helen, me të cilin jemi aleatë nën ombrellën e NATO-s, e fqinj qysh kur u krijua toka. Gjuha e dyfekut pa barut dhe retorikës elektorale, nuk zgjidh asnjë problem”, shkruan Gjekmarkaj.

“Ajo i shton ato si këndej, ashtu edhe në anën tjetër të kufirit.-shkruan ai- Qëndrimi i Shpëtim Idrizit si kryetar i një partie që ka në shumicë elektorat nga komuniteti çam është e pranueshme dhe e kuptueshme, madje edhe e justifikuar, po të kemi parasysh tragjedinë e popullsisë çame, gjenocidin, dëbimin dhe humbjen e pasurisë në vitet 1913, 1929 dhe 1945. Ndjeshmëria në këtë pikë është mbarëkombëtare, pa dallim. Bushati ditën e enjte në Parlament nuk foli siç duhet të flasë një ministër i Jashtëm, por si një rapsod që këndon këngë trimërie për betejat e humbura. Nostalgjia për diplomacinë e Enver Hoxhës ndihej pa vështirësi si një afrodiziak stimulues”.

 



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Detaje/ Samsung ka filluar tashmë krijimin e Galaxy S8

Detaje/ Samsung ka filluar tashmë krijimin e Galaxy S8

Tiranë, parandalohet vrasje në familje

Tiranë, parandalohet vrasje në familje

Foto/ Granit Xhaka uron për ditëlindje shokun e skuadrës, Ozil/ Ja premtimi që i bënë

Foto/ Granit Xhaka uron për ditëlindje shokun e skuadrës, Ozil/ Ja premtimi që i bënë
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}