“Po flisni për plehra, kur ne nuk do të importojmë plehra por lëndë të parë për industrinë ricikluese”. Kështu e nisi fjalën e tij, kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi në përgjigje të kolegut të tij të djathtë, Paloka.
“Ju keni ardhë këtu sipas asaj shprehjes popullore ‘më ka çu lala me la gogën'”, iu drejtua Ruçi deputetëve të PS. Ai tha ndër të tjera, se PD-ja kërkon referendum me firmat që mblodhëm ne para 5 vitesh pasi nuk është në gjendje të mbledhë as firma. Ruçi më tej vijoi se “kërkesa e PD nuk mund të hyjë në rendin e ditës pasi sot është dorëzuar, pra duhet si fillim të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.
Paloka duke marrë fjalën pas Ruçit u shpreh: Ato firma, janë njerëz qe nuk mund të lejojmë qe ky vend te kthehet ne vend mbetjesh. Kërkojmë edhe njëherë një referendum që të shprehen qytetarët. Ne e bëmë kërkesën, por spresim që ju ta miratoni. Futeni në rend dite votojeni si të doni. E di që s’keni për të lejuar qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin….
Ndërhyn Meta: Kjo nismë duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.