Një gjarpër gjigant i tipit anakonda, i gjatë 10 metra, është zbuluar nën një qendër ndërtimesh në Brazil.
Zvarraniku gjigant që peshonte 400 kilogramë u gjet nga punëtorët pas një shpërthimi në shpellën e Altamiras, në Para.
Videoja e filmuar nga një prej punëtoret tregon trupin gjigantesk të gjarprit, të cilin e kishin lidhur me vinç. Megjithatë është akoma e paqartë, nëse e kanë vrarë atë apo jo.