Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shantazhojnë minorenen me fotot nudo, djemtë nga Durrësi bien në kurth 

2016/09/03 at 8:37 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shantazhojnë minorenen me fotot nudo, djemtë nga Durrësi bien në kurth 

Dy minorenë, 14 dhe 15 vjeç, janë bërë “protagonistë” të një “gjobëvënieje” ndaj një moshatareje të tyre, pa menduar se ky veprim do t’i çonte në bankën e të akuzuarve në Gjykatën për Krimet e Rënda. Adoleshentët Ro.M. dhe Da.K. kanë shtënë në dorë fotot intime të K., një 15-­vjeçare të panjohur prej tyre. Më tej, ata i kanë kërkuar vajzës dorëzimin e një shume prej 20 mijë lekësh të rinj nën kërcënimin se do t’i publikonin fotot nudo në internet.


Historia ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015, kur të rinjtë tentuan të sigurojnë lekë për të për të festuar natën e ndërrimit të viteve në një lokal në qytetin e Durrësit. Gjatë komunikimeve përmes adresave false në rrjetin social “Facebook”, të pandehurit kanë caktuar një piceri për dorëzimin e shumës, vend ku ka marrë fund “aventura” e tyre.

Në momentin që njëri prej tyre ka shkuar për të marrë zarfin me “gjobën” dhe tjetri qëndronte jashtë lokalit janë ndaluar nga policia. Në përfundim të gjykimit të tyre te Krimet e Rënda, të pandehurit janë deklaruar fajtorë për akuzën e “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe janë dënuar përkatësisht, Ro.M. me 1 vit burg dhe Da.K. me 8 muaj burg. Ata nuk kanë shkuar në qeli, pasi në përfundim gjykata ka vendosur lënien e tyre në liri me kusht për një periudhë 2­vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ata nuk duhet të kryejnë asnjë vepër penale, si edhe nuk duhet të shoqërohen me njëri­tjetrin. Në të njëjtin vendim gjykata i liroi ata nga masa e “arrestit shtëpiak”, në të cilën u gjykuan.

“GJOBËVËNIA”

Gazeta “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës, sipas të cilit historia e “gjobëvënies” së dy të rinjve ka zënë fill kur i pandehuri Ro.M. ka gjetur një adresë “Facebook”­u të harruar hapur në një qendër interneti në qytetin e Durrësit. Në një nga bisedat në postën private të saj, ai ka parë fotot intime të një vajze me emrin K., të cilat i ka selektuar dhe ruajtur në adresën e tij. Sipas deklarimeve të të pandehurit, në vijim përmes një adrese false të hapur prej tij ai ka kontaktuar vajzën e fotografive, duke e kërcënuar me publikimin e fotove dhe materialeve të tjera private të siguruara prej tij. Sipas vendimit, në një rast e dëmtuara ka lënë një zarf bosh pranë një parkingu të përcaktuar më parë, duke lënë miqtë e saj rrotull për të parë personin që do ta merrte. Të pandehurit nuk kanë shkuar, pasi ka pasur shumë qarkullim kalimtarësh. Në vijim ata i kanë përcaktuar picerinë ku 15­vjeçarja duhet të linte zarfin me 20 mijë lekë të rinj. Referuar vendimit, i pandehuri Ro.M. ka vënë në dijeni shokun e tij Da.K. dhe e ka çuar këtë të fundit të marrë “porosinë” në vendin e caktuar.

KOMUNIKIMET NË FB

Nga provat rezulton se shtetasja K. ka komunikuar me të pandehurin Ro.M. në adresën e “Facebook”­ut të një shoqes së saj. Nga procesverbali mbi këqyrjen e aparatit telefonik celular në zotërim të të dëmtuarës, në datë 24.12.2015, rezulton se pas hapjes së adresës së caktuar vihen re komunikime të kësaj adrese me adresën “K… Durrës”. Komunikimet i përkasin datës 14.12.2015, e në vazhdim. Në datën 14.12.2015, në orën 18:03 ka mbërritur një mesazh me përmbajtje: “Mund t’i thuash pak K. të flasi me mua në fb. Thuaji pak K. vidion e bëra nëse nuk don që ta hedh në youtube të më kthej përgjigje”. Më tej po në këtë datë, në orën 19:27, e dëmtuara i shkruan: “Jam K. … m’prit deri të enjten për lekët se të thash një herë të enjten do t’i gjej patjetër dhe do t’i jap”. Në datë 16.12.2015, në orën 22:21, nga adresa që dyshohet të jetë përdorur nga të pandehurit është shkruar: “Ckm mund ti thuash pak K. të flasi me mua se e harroi fare ajo nuk i intereson nqoftëse i shpërndaj fotot, ose thuaj K. po e hedh un vidion në youtube deri sa të më jap lekët”. Më tej në ditët në vazhdim midis këtyre adresave shkëmbehen mesazhe, nga përmbajtja e të cilave rezulton se personi që përdor adresën “K… Durrës” i kërkon shtetases K. që lekët t’i lihen te piceri “Xh…”, e cila ndodhet pranë stadiumit të qytetit të Durrësit.

ARSYETIMI I GJYKATËS

Nga analiza e provave të marra dhe të shqyrtuara nga gjykata, arrihet në konkluzionin logjik se qëllimi kriminal fillimisht i të pandehurit Ro. dhe më pas dhe e të pandehurit Da. ka qenë përfitimi i padrejtë nga e dëmtuara i një shume të ardhurash, për shkak të mospublikimit të fotove. Fillimisht i pandehuri Ro. me veprime të paramenduara në rolin e organizatorit, pasi është vënë në disponim të fotove intime të shtetases K., i ka bërë presion asaj për publikimin e tyre dhe e ka shtrënguar duke i kërkuar të ardhura. Më pas, në realizimin e veprës ai është ndihmuar dhe nga i pandehuri Da., i cili në vendin e përcaktuar nga i pandehuri Ro. ka shkuar për të tërhequr shumën e të ardhurave që do të lihej nga e dëmtuara K. Shtetasi Da. rezulton se ka dijeni për ngjarjen dhe për faktin se shtetasi Ro. po i kërkon të ardhurat për të mos bërë publike disa foto që i përkasin shtetases K. Nga provat rezulton se vepra penale është kryer nga të pandehurit me dashje direkte, me një plan të mirë organizuar. Kështu rezulton se të pandehurit, pasi janë takuar në marrëveshje me njëri­tjetrin, kanë vendosur të shkojnë në vendin e përcaktuar për të tërhequr të ardhurat e lëna nga e dëmtuara./Panorama

Etiketa: foto nudominoreneShantazhojne


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
Bota

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

23 Gusht, 2025 9:42 pm
Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
Bota

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

23 Gusht, 2025 9:18 pm
Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
Aktualitet

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

23 Gusht, 2025 8:39 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

23 Gusht, 2025 8:28 pm
Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Aktualitet

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes

23 Gusht, 2025 8:18 pm
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Aktualitet

Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025 8:08 pm
Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore
Aktualitet

Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore

23 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
Bota

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht, 2025 7:30 pm
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
Kronikë

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

23 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Sensuale dhe seksi, ja si duket Anxhelina Hadërgjonaj në fotot e reja

Anxhelina Hadërgjonaj vijon miqësinë me Usher, shikoni sa të lumtur duken

Arrestohet shqiptari, 1 milionë euro kokainë në makinë

Arrestohet shqiptari, 1 milionë euro kokainë në makinë

Video/Performanca e Inva Mulës dhe Rita Orës në Vatikan

Video/Performanca e Inva Mulës dhe Rita Orës në Vatikan

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
23 Gusht, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale pas ndarjes së papritur nga jeta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com