Një dukuri e pazakontë ka ndodhur në hapësirë.
Toka dhe Hëna kanë kaluar së bashku në rrugën e Diellit, duke krijuar kështu një eklips të dyfishtë.
Këtë fenomen e ka kapur një satelit i NASA – s.
NASA ‘s Solar Dynamics Observatory (SDO) ka kapur momentin e kalimit të dy hijeve mbi Diell, mëngjesit e 1 Shtatorit, duke i bllokuar shkurtimisht pikëpamjen satelitit.
Ngjarja e rrallë qiellore nuk ishte e dukshme vetëm nga hapësira apo satelitët. Ajo mund të shihej edhe nga Toka, në disa pjesë të Afrikës Jugore dhe Qendrore.
Shkencëtarët e cilësuan këtë si një pamje spektakolare./tvklan.al