Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pengmarrja në Durrës, flet nëna e agresorit: E verteta e ngjarjes, babai i vajzës piu birra me policët

2016/08/31 at 10:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pengmarrja në Durrës, flet nëna e agresorit: E verteta e ngjarjes, babai i vajzës piu birra me policët

Dy javë pas ngjarjes së Durrësit ku një vajzë e mitur 11 vjeçe u mor peng nga kushëriri i saj me probleme mendore, flet nëna e personit të akuzuar. 77 vjeçarja mohon pengmarrjen dhe akuzon babain e vajzës se denoncoi të birin padrejtësisht. Sipas saj, ai ka pirë birra me policët pas ngjarjes.


Shahe Kabashi, nga fshati Rrashbull i Durrësit, deklaron se “nuk është e vërtetë që Arbeni e mori peng vajzën që e kemi gjakun tonë, por e kërkoi të vinte në shtëpi që t’i lidhte fishat e kompjuterit”. Më tej tregon: “Nipi im, babai i vajzës lajmëroi policinë për pengmarrje. Pastaj piu birra dhe qerasi policët, të cilët më shkatërruan shtëpinë dhe djalin për pak e dogjën të gjallë”

Zonja Shahe, çfarë ndodhi atë ditë?

Si ta harroj atë ditë, që nënë mos qofsha e gjallë të jem. Që në mëngjes Beni shkoi poshtë në dyqan e bleu një kartë, mbushi telefonin. Donte të fliste me vëllezërit e tij në Angli. U kthye lart në shtëpi dhe shkoi tek nipi e i tha vajzës së vogël të tyre që ta ndihmonte të rregullonte fishën e kompjuterit se donte të fliste me Ymerin ne Angli. Vajza erdhi dhe aty në dhomë me kompjuterin po merrej.

Po ju ku ishit ? Çfarë lidhje keni me familjen e vajzës?

Në shtëpi, po bëja mëngjesin të hanim. Unë e kam vajzë vëllai, nënën e vajzës së vogël, gjakun tim, ndërsa të shoqin e kam po nip nga burri, djem xhaxhallarësh janë me fëmijët e mi. Vajza në kompjuter ishte, lëvizte atje çfarë shikonte. Ne u tromaksëm kur pamë që për pesë minuta ishte rrethuar shtëpia nga 20 policë. Beni po priste që të rregullohej kompjuteri.

Po më pas çfarë ndodhi?

Kur u rrethua shtëpia nga policia djali u tremb jashtëzakonisht shumë. Beni gjysmë njeriu ishte, tani me atë që bënë e lëvizën mendsh fare. Ai ka vuajtur 22 vjet në burg në Itali. Kur policia rrethoi shtëpinë, mori thikën e bukës dhe donte të vriste veten. Ai i sëmurë është, por pse e bënë më keq? Rrinte në portën e shtëpisë dhe mbante thikën në dorë e thoshte se do të vriste veten e tij. Unë në dhomë isha aty ku fle vetë. Vajza te kompjuteri u frikësua kur pa policinë. Të gjithë ne u frikësuam. Nga policët Beni kishte shumë frikë, e nuk dilte jashtë. Unë dola në dritare të shikoja kur disa policë shqyen kangjellën e më nxorën nga dritarja. Më pas shqyen kangjellat e të gjitha dritareve të shtëpisë, nxorën edhe mbesën. Djali im Beni qëndronte në portë e thoshte që do t’i bënte keq vetes po të hynte policia, se ishte bërë shumë nervoz.

Zonjë kur ndërhyri policia ku ishit ju?

Jashtë në oborr isha. Policët me skafandra të veshur e me armë në dorë hynë nga dritaret, ndërsa nga dera hynë ca të tjerë me një tub me gaz. Beni qëndronte pas derës kryesore në sallon. Aty ma helmuan djalin, e qëlluan dhe e bënë gjak të gjithë shtëpinë. I vunë gazin dhe një divan u dogj. Shkatërruan me dyer e me dritare. I vura prapë javën e shkuar se kisha frikë se do më mbysnin natën. Pastaj e morën djalin ashtu të legjendisur. Nipi që bëri të gjithë këtë teatër, që lajmëroi policinë, nisi pinte e u shpërndante birra policëve, pasi arrestuan djalin.

Zonja Shahe, policia tha që djali juaj mori peng mbesën 11-vjeçare.

Jo nuk mori peng askënd. Po mbesat e tij do të merrte peng? Ne jemi komshinj derë me derë e vajzën e mori t’i rregullonte kompjuterin. Vajza erdhi vetë dhe ishte si kokrra e mollës edhe kur iku. Pse nuk doli vajza me nënën, e të thoshte çfarë ngjau? Por të gjitha i bëri babai i tyre si film, së bashku me policinë.

E takuat djalin më pas?

Shkova te paraburgimi i Durrësit, dhe kërkova takim. Djali më erdhi me një sy të enjtur e të bërë gjak të kuq. Nuk më njohu mua që isha nënën e tij. I fola, por nuk më njihte. E kish humbur arsyen pas asaj që ka hequr. Ai i sëmurë ishte, por në vend ta mbanin më afër, pse e bënë më keq? Pse e sëmurën edhe më shumë, sa të mos njohë më nënën e tij? E kanë rrahur sa ishte enjtur aq shumë.

Në çfarë gjendje ishte djali juaj pasi doli nga burgu? A është kuruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit?

Arbeni ka bërë 22 vjet burg në Itali. Doli dhe erdhi në shtëpi. 19 vjet më parë vdiq bashkëshorti. Ai nuk ishte në varrim të të atit. Kjo duket se i ka lënë pasoja. Kur doli nga burgu, askush nuk ja hapi derën edhe pse jemi fis i madh. Askush nuk e mbështeti. Më thoshte që o nënë, pse ti i qeras të gjithë njerëzit e i fut brenda, kurse mua nuk më hap asnjë njeri derën? Askush nga fisi a nga kushërinjtë e tij, nuk e mbështeti fare djalin. Di që policia kur e ka gjetur rrugës e ka çuar në spital për kurim, dhe spitali e ka lejuar të vinte në shtëpi.

U mundove të flisje me mbesën e nipin pas ngjarjes?

Fola me mbesën e vogël, e pyeta si ishte. I thashë, pse e bëtë gjithë atë zallamahi me polici, pse na vutë bojën të gjithëve? Vajza i tha të atit dhe pas një ore më erdhi policia në shtëpi, sikur unë plaka që kam mbetur vetëm një grusht kockash do të vrisja njeri.

Zonja Shahe, pas kësaj çfarë do bëni?

Pas kësaj mua nuk më flet më njeri në lagje, as kunetërit dhe asnjë nga fisi. Të gjithë më kanë harruar. Jam një plakë që qaj për së gjalli djalin, duke pritur vdekjen time.

Ngjarja sipas njoftimit të policisë:

Më datë 15.08.2016, rreth orës 07:00, në Kodër Rrashbull, shtetasi Arben Kabashi, 46 vjeç, ka kapëryer murin rrethues dhe është futur në banesën e komshiut, ku ka marrë me forcë në banesën e tij, vajzën e komshiut, shtetasen e mitur, Xh.K. 11 vjeçe. Në banesë ndodheshin vetëm tre vajzat pasi prindërit kishin ikur në punë më herët. Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë së Durrësit, të cilët kanë rrethuar banesën. Shtetasi i lartpërmendur i cili vuan nga depresioni mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën. Ndodhur në këto kushte, në pamundësi të faktorit kohë për të pritur forcat më të specializuara për të tilla ndërhyrje, efektivat e Policisë Durrës duke parë që po i kërcënohej seriozisht jeta vajzës, me iniciativë dhe me profesionalizëm kanë ndërhyrë me shpejtësi në disa drejtime duke i tërhequr vëmendjen agresorit. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të specializuar të Policisë së Durrësit është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e shtetasit Arben Kabashi dhe është dërguar në banesën e saj.Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, por e traumatizuar psikologjikisht dhe policia menjëherë i ka çuar një psikologe. /Durrësilajm

vlcsnap-2016-08-30-13h21m53s162 (1)

 

 

Etiketa: 11 vjeçArben KabashidurresfemijepengmarrjeRrashbullShahe Kabashi


Ju sugjerojmë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Para
Vajza e Eli Farës seksi pa të brendshme…

Vajza e Eli Farës seksi pa të brendshme...

Koncerte nga Vlora në Dibër, Noizy shkon në punë me helikopter

Noizy gjen sozinë e tij...

Pjeshka si ilaç bukurie…

Pjeshka si ilaç bukurie...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}