Petrit Ademi është një prej të arrestuarve për sulmin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës që ndodhi në 4 Gusht.
Rezulton se Ademi ishte punësuar në Komunën e Prishtinës nëntë muaj pasi Vetëvendosje kishte marrë pushtetin lokal.
Dyshohet se Vetëvendosje provoi t’ia lërë fajin për këto sulme një grupimi të quajtur, “Rugovasit”.
Nga një adresë email me këtë emër janë shpërndarë emaile pas çdo sulmi, duke marrë përgjegjësinë.
Kështu ndodhi pas sulmit në Kuvendin e Kosovës, në shtëpinë e Murat Mehës, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare, si dhe së fundmi dy sulmet ndaj RTKsë, të kryera në ndërtesën e RTKsë dhe në shtëpinë e Drejtorit të saj, Mentor Shalës.
Në atë kontratë për marrëdhënie pune në Komunën e Prishtinës, shkruhet se Petrit Ademi është punësuar në kuadër të Drejtorisë së Financave dhe Pronës në vitin 2014.
Titulli i pozitës së tij është Zyrtar i lartë për çështje pronësore-juridike.
Kontrata e punës së tij në komunë filloi më 17 shtator 2014 dhe mbaron më 16 shtator 2017. Sot janë arrestuar gjithsej gjashtë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje: Petrit Ademi, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Astrit