Është vërtet tragike ajo që po ndodh në Italinë fqinje ku duket se frika, tmerri dhe paniku nuk kanë marrë fund.
Teksa kërkohet pa pushim nën gërmadha për të mbijetuar të tjerë, jo vetëm vijon të rritet frikshëm numri i viktimave, por vendi vijon të goditet nga lëkundje sizmike.
Plot 40 lëkundje janë rregjistruar gjatë natës. Më e forta është shënuar në orën 6.28, me magnitudë 4.8.
Bilanci tragjik i të vdekurve nga tërmeti 6.2 ballë i së martës ka shkuar në 267 persona të pajetë. Ndërkaq 400 persona janë të plagosur.
Shifrat janë konfirmuar nga Mbrojtja Civile e cila po punon intensivisht me shpresën se do të mund të shpëtojnë të tjera jetë njerëzish, të bllokuar nën rrënoja.