Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mes kunetërve dhe Inës

2016/08/26 at 9:07 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Nga Desada METAJ-


Sot  është dhe afati i fundit i prezantimit të 3 kandidatëve që Shqipëria do të çojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Një proçes i nisur dhe siç duket qartas i përfunduar pa më të voglën transparencë nga qeveria shqiptare. Edhe sot, në afatin e fundit për të çuar emrat në Strasburg, qeveria ka zgjedhur të trafikojë dhe jo të bëjë publike emrat e kandidaturave. Sokol Berberi, Gent Ibrahimi dhe Ina Rama figurojnë zyrtarisht kandidaturat e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Sokol Berberi mund të jetë një profesionist i mirë, por ai është lakuar shpesh nga opozita si i influencuar nga qeveria pasi është kunati i Fatmir Xhafës. Genti Brahimi është një tjetër kunat i kabinetit qeveritar. I njohur si drejtuesi i grupit të ekspertëve të reformës në drejtësi, ai është dhe kunati i ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli.

Por kandidatura e tretë, Ina Rama, është aktualisht juriste në një bankë të nivelit të dytë. Edhe pse emri i saj është i njohur për publikun si ish-kryeprokurore,në drejtimin e institucionit të akuzës zonjës Rama iu rrëzuan 3 nga çështjet më të nxehta. Dosja e Gërdecit, ajo e rrugës Durrës -Kukës dhe 21 janari. Çështje në fakt që çdo prokuror i zoti do kishte dashur ti kishte në dorë jo vetëm për të vënë në vend drejtësinë por dhe për të lënë gjurmë në një vend ku çështje të tilla përfundojnë në trajtime dhe gjykime për akuza banale apo për procedurë.

Por deri sa arriti  në këto kandidatura qeveria shqiptare e tejkaloi krejtësisht transparencën duke lënë jashtë dhe institucionin që Këshilli i Eurpës cakton si institucionin përgjegjës për përzgjedhjen, Ministrinë e Drejtësisë.

Opinion.al ishte i pari që publikoi debatet që ishin zhvilluar në mbledhjen e qeverisë për procedurën e munguar të procesit të përzgjedhjes së kandidaturave. Edhe PD reagoi për këtë fakt por e vetmja transparencë e qeverisë ishte publikimi i një liste të gjatë emrash në një portal që për fat të mirë apo të keq mban emrin “transparencë”. E nëse transparenca ka munguar qartas, pyetja që lind është pse pikërisht këta emra dhe kë nga këta do mbështesë më fort qeveria e Edi Ramës?

Proçedura zyrtare në Strasburg parashikon një intervistë me secilin nga kandidatët ose ndryshe nje vetting profesional e më tej është votimi politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ai që do të vendosë për emrin fitues.

Këtu hyn në lojë influenca politike e qeverisë shqiptare. Kë do të mbështesë Edi Rama për të përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut? A do të jenë lidhjet familjare të bashkëpuntorëve të tij ato që do të ndikojnë? Apo ndoshta ndonjë detyrim i hershëm ndaj zonjës Rama, që nuk e morri kurrë në pyetje pranë zyrave të saj kryeministrin edhe kur ky i fundit publikisht deklaroi se ishte i gatshëm të hetohej për organizimin e protestës së 21 janarit. Si do që  të zgjedhë, e qartë është që në Strasburg do të shkojë një jurist i afërt me kryeministrin. Dhe jo se ky është nje fenomen i pandodhur më parë në Shqipëri. Madje me gjasa nuk do jetë as i fundit.

E vetmja që këtë herë bie në sy është mbajtja e fshehtë e emrave, për arsye që Edi Rama apo ndonjë bashkëpunëtor i afërt i tij i dinë më mirë. Sido te jetë dhe sado pak a shumë rëndësi të ketë përfaqësimi ynë në Strasburg, përzgjedhjet e Edi Ramës tregojnë qartas mungesë standarti dhe etike, në mos detyrime të pashlyera për ndere të bëra në ditë të vështira frike.

*Desada METAJ- Kryeredaktore e “Opinion”

 

Të lidhura- Raportimet ekskluzive të Opinion.al:

Ekskluzive/ Opinion.al zbardh emrat, pas Zaganjorit ja kush janë dy kandidaturat e tjera që qeveria do të çojë në Gjykatën e Strasburgut

Ekskluzive/ Zbardhet debati në mbledhjen e Qeverisë. Rama s’pranon vetting për gjyqtarët e Strasburgut

Etiketa: gjykata nderkombetareIna RamaKANDIDATURAkunetërramatransparenca


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Intervista/ Rrëfehet Besnik Mustafaj: Ja pse ju bashkova kandidatit të PD-së në Dibër

Intervista/ Rrëfehet Besnik Mustafaj: Ja pse ju bashkova kandidatit të PD-së në Dibër

Kundër kujt qëllojnë me armë këta liderë politikë?

Tentohet vrasja e kancelares Angela Merkel

“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}