Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Erion Veliaj përgjegjës që në Sharrë u punësuan fëmijë

2016/08/22 at 12:17 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Erion Veliaj përgjegjës që në Sharrë u punësuan fëmijë

Partia Demokratike ka reaguar edhe njëherë sot nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, në lidhje me shkarkimin nga puna të drejtoreshës së lajmeve në A1 News, Alida Tota; shkarkimi i cili sipas PD ka ardhur pas investigimit që redaksia e lajmeve e këtij televizioni ka ndërrmarrë për Landfilin e Sharrës, ku humbja e jetës së një 17 vjeçari, ka zbuluar shumë shkelje përsa i përket të drejtave të punonjësve.


Deklarata e plotë

E vërteta është tronditëse dhe dramatike:

Me dijeninë e plotë të Erion Veliajt, në Landfillin e Sharrës, shfrytëzoheshin për punë të rënda fëmijë 10 vjeçar!

Investigimi kurajoz i ndërmarrë nga Drejtoresha e Lajmeve në A1News Alida Tota bashkë me stafin e saj zbuloi dëshmitë tronditëse:

– Në landfilldin e Sharrës, administruar nga Bashkia e Tiranës dhe Firma 3R, shfrytëzoheshin 50 fëmijë, madje edhe të moshës 10 vjeç;

– Ky shfrytëzim do të vazhdonte edhe sot nëse nuk do të humbte jetën Arditi 17 vjeç, që punonte në landfill turn i tretë.

‎- Veliaj në një dëshmi televizive post – produksion, të montuar nga zyra e tij e shtypit u bëri thirrje qytetarëve të punësoheshin ne landfill pasi do të punojnë me kontrata dhe siguracione. Por e vërteta është, se i zhytur thellë në korrupsionin e plehrave lejoi të shfrytëzoheshin fëmijë, gra dhe burra, të cilët u trajtuan si skllevër, pa kontrata dhe pa siguracione. Sipas dëshmive në investigim, një pjesë e grave janë larguar me dhunë nga landfilldi pa marrë asnjë pagesë për punën e bërë.

– Veliaj dhe kryetari socialist i Peqinit, i kërkuar nga drejtësia por që mbrohet nga Edi Rama, nuk kishin siguruar asnjë kusht higjieno-sanitar ‎

– Në landfill nuk respektoheshin kusht teknike të sigurisë në punë. Riciklimi kryehej nga punonjësit pa pajisjet mbrojtëse dhe s’merrnin as trajnime për sigurinë teknike.

Ku ishin institucionet pergjegjese per verifikimin e kontratave, kushteve e standarteve ne Landifllin e Sharrës?

Ku janë institucionet për mbrojtjen e grave? Po agjencia për mbrojtjen e femijëve? A nuk ka bërtitur Rama me muaj të tërë burg-burg-burg ne emër të formalizimit te punësimit? Sa punëtorë kishte të formalizuar në Lanfill??

A janë llogaritur 300 punonjesit e landfillit të Sharrës në propagandën e 300 mijë vendet e reja të punës?

A janë krijuar vendet e punës me mëditje për gratë, ne emër të barazisë gjinore dhe promovimit të grave ne Shqipëri? Kush e kontrollon skllavopronarin Erion Veliaj!

Shfrytëzimi i 50 fëmijëve në Landfill-in e Sharrës, vetëm 10 minuta larg zyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe 8 minuta nga zyra e shefit të tij Rama është dëshmia e kapitullimit të institucioneve shtetërore.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shendetësisë, i bëj thirrje Prokurorisë të thellojë hetimet për këtë krim shtetëror, për të cilin kanë edhe një provë të pakundërshtueshme, një investigim mediatik të lenë në gjysmë të rrugës, pas shkarkimit nga puna të Drejtoreshës së Lajmeve të televizionit A1Neës, znj.Alida Tota, me urdhër të skllavopronarit Veliaj.

Nëse Erion Veliaj po merret me censurimin e mediave dhe nuk ka kohe të shkruaje dorëheqjen, Kryeprokurori duhet të rinisë punën, aty ku gazetarët e ndërprenë për shkak të censurës.

Kryetarit të Kuvendit i kërkoj që të thërrasë një seancë urgjente për skandalin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe grave në landfillin e Sharrës, i administruar nga Veliaj dhe Kryetari në kërkim i Partisë Socialiste të Peqinit.

 

Etiketa: Albana Vokshi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Alkooli, çfarë ndodh me trupin tonë nëse heqim dorë

Dëshironi të jetoni më gjatë? Pini alkool

FOTO/ Ja dhuntia e fshehtë e Anxhela Peristerit

FOTO/ Ja dhuntia e fshehtë e Anxhela Peristerit

Eros Grezda i qëndron besnik Shqipërisë, ja tetë ekipet që e duan

Eros Grezda i qëndron besnik Shqipërisë, ja tetë ekipet që e duan

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com