Një grup investitorësh kinezë do të jenë pronarët e rinj të MIlanit. Fininvest zotëruesja aktuale e aksioneve të klubit italian lajmëroi me anë të një deklarate se është firmosur kontratën paraprake.
Aksionet e Milanit janë vleërsuar 740 milionë euro, ndërsa në marrëveshje është parashikuar edhe borxhi prej 220 milionë eurosh që ka klubi. Dokumentacioni do të plotësohet deri në fund të vitit 2016.
Pronarët e rinj janë zotuar të investojnë 350 euro për 3 vitet e parë. Synimi i Silvio Berluskonit, pronari i Milanit prej 3 dekadash ishte rikthimi i ekipit në majat e futbollit italian dhe ndërkombëtar. /TV KLAN