Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dënuari invalid letër Ramës e Manjanit: Më lironi, kam unazë në zemër

2016/08/06 at 6:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I dënuari invalid letër Ramës e Manjanit: Më lironi, kam unazë në zemër

Pasi ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kanë mbetur vetëm 12 muaj për të shlyer, i dënuari në Burgun e Drenovës u bën apel instancave të marrin parasysh kërkesën e tij, që ta shlyejë këtë pjesë në shërbim prove, pasi jeta e tij është në rrezik.


Hyqmet Spahollari është dënuar me vendim të formës së prerë me 7.6 vite burg, pasi u kap me 100 gramë drogë në Elbasan në vitin 2011.

Por, ndonëse ai është invalid i grupi të dytë, sipas tij gjykata nuk ka marrë parasysh këtë fakt e për rrjedhojë dënimin e tij me minimumin e nenit që e kap, ashtu sikurse e parashikon ligji. 61­vjeçari thotë se nuk ka pasur para të paguajë shumat që i kanë kërkuar, e për këtë shkak nuk i kanë njohur madje as gjykimin e shkurtuar.

Nëpërmjet një letre të hapur, publikuar nga “Panorama”, Spahollari i drejtohet ministrit të Drejtësisë, por edhe Kryeministrit, për të gjetur një zgjidhje, pasi ai është invalid dhe trajtohet me një sërë medikamentesh për disa sëmundje.

LETRA

“Po ju kërkoj ndihmë, pasi jeta ime është në rrezik për arsye se zemra ime do edhe një unazë tjetër.

Kështu më kanë thënë mjekët që më kanë vizituar.

Quhem Hyqmet Spahollari, i datëlindjes 1955. Jam 61 vjeç. Më datën 15 tetor të vitit 2011 jam arrestuar në qytetin e  Elbasanit.

Jam akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit heroinë. Sasia ishte 100 gramë. Nga pastrimi që i bëri vetë policia rezultoi 4.7 gramë e pastër, tjetra përzierës. Për këtë sasi kaq të vogël filloi karvani i gjyqeve.

Në Gjykatën e Elbasanit kam bërë 26 seanca. Gjashtë seanca të tjera në Apelin e Durrësit. Pra, gjithsej 32 seanca për 100 gramë, ose 4.7 gramë, quajeni si të doni. U dënova 7.6 vjet burg. Dua t’ju vë në dijeni se ekziston një ligj që një invalid i grupit të dytë, siç jam unë, duhet të dënohet me minimumin e nenit që e kap. Por unë nuk kisha të ardhura, as buxhetin që m’u kërkua, ndaj përfundova me 7.6 vite burg.

Nuk përfitova as gjykimin e shkurtuar, ku më ulej 1/3 e dënimit”, thuhet në letrën e hapur të 61­vjeçarit, i cili edhe gjatë bisedës me linjë telefonike konfirmoi se shëndeti i tij ishte i plogësht, pasi vuante nga një sërë sëmundjesh, si zemra, hipertensioni, prostata, por 42 vite më parë i kanë hequr edhe një veshkë gjatë shërbimit ushtarak.

KERKESA

“Vendosa të shkruaj jo vetëm se dua të përfitoj 1 vit që më ka mbetur dhe të më lirojnë, por që të sensibilizoj drejtuesit që kanë në dorë fatin e shqiptarëve, që nuk kanë para të marrin drejtësinë që u takon apo dënimin që meritojnë.

Unë kam kryer rreth 4.9 vjet burg. 16 muaj i kam fituar nga paraburgimi, disa muaj nga sjellja. Më kanë mbetur edhe 12 muaj. Kam kërkuar të më lënë me shërbim prove, pasi i plotësoj të gjitha kriteret që kërkon ligji.

Gjykata e Pogradecit ka vendosur 200 mijë lekë në vitin 2005 ndaj meje pasi nuk kisha paguar te tatim­taksat, vepër e cila është amnistuar më pas.

Por Gjykata e Korçës, ku unë kam kryer 8 seanca të tjera, ma ka mohuar të drejtën e lirisë pikërisht me këtë argument, se unë paskam qenë i dënuar më parë. E theksoj se vepra ime është amnistuar.

Po ju vë në dijeni se unë vuaj nga diabeti, hipertensioni, vuaj nga zemra dhe kam vënë edhe unazë, pasi në burg pësova infarkt dhe më çuan me urgjencë në Tiranë. Kam 42 vjet që kam hequr veshkën e majtë gjatë shërbimit ushtarak, kam humbur 70 për qind të dëgjimit, vuaj nga prostata.

A mund të krahasohem unë me Al Kaponen e Amerikës, me 100 gramë drogë?!”, thuhej më tej në letrën e dërguar nga ana e 61­vjeçarit Spahollari.

PERGJIGJA E MINISTRIT

Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, ka vleresuar me perparesi kerkesen e Hyqmet Spahollari. Qe prej dates 20 korrik 2016 Spahollari i eshte caktuar nje Avokat falas nga ana e Komitetit te Ndihmes ligjore.

Nderkohe, diten e sotme Ministri Manjani ka urdheruar edhe administraten e Drejtorise se Burgjeve qe te filloje proceduren e pergatitjes se dokumentacionit per faljen e te denuarit.

Manjani kerkon qe ketij shtetasi t’i krijohet nje mundesi ligjore qe t’i lejoje trajtim shendetesor te specializuar ne menyre perfundimtare.

PANORAMA

Etiketa: burgi denuarletra


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
FOTO/ Këngëtarja bëhet nënë për herë të tretë në moshën 47 vjeçare

FOTO/ Këngëtarja bëhet nënë për herë të tretë në moshën 47 vjeçare

Ky lëng frutash mund të përdoret si viagra natyrale

Ky lëng frutash mund të përdoret si viagra natyrale

Aksidenti në Bulqizë, dëshmitari: Si na vdiqën në duar të plagosurit

Aksidenti në Bulqizë, dëshmitari: Si na vdiqën në duar të plagosurit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}