Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita më shumë se sa për Metën ka nevojë për moralin

2016/08/03 at 2:34 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar Dedaj


Prej kohësh, mes nesh, është bërë tashmë e zakonshme pyetja: ku ndodhen partitë opozitare?

Ndërsa, një pyetje e tillë vjen pikërisht në kohën kur Shqipëria është shmangur nga drejtimi, është pa kapiten,  pa pamje të qartë dhe se është urgjente të bëhet një përpjekje shpëtimi.

Çështja është se opozita po përpiqet të mbështetet mirë pas diçkaje, të futet nën një strehë, të mbrohet, teksa pret të pushojë stuhia. Pa e kuptuar fare se periudha e sotme, për individin, është përballja me rreziqe të reja, të pashembullta në histori, dhe që kërkojnë zgjidhje të padëgjuara më parë, po s’u gjetën këto në një të ardhme të afërt, asgjë në botë, nuk do arrijë dot ta mbajë në këmbë shqiptarin.

Pavarësisht përpjekjeve për të nxjerr Ervin Salianjin alla trendy boy në parcelat e mbjella me kanabis apo versioneve të tij në gazeta, opozita është vërtetë në ditët e saj të vështira.

Tani, deri më sot, s’ka shumë tregues që të lejojnë të shpresosh se partitë opozitare do të dinë të kapërcejnë mosmarrëveshjet mes tyre, të përpunojnë me aftësi, zgjidhje, pastaj të mblidhen e të vihen në lëvizje për t’i zbatuar; shumë shenja të bën të mendosh se kriza është në një stad të përparuar, dhe se do jetë e vështirë të pengohet një kthim mbrapsht.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Ka edhe një tjetër, po aq themelore.

Dhe me të drejtë, tashmë, ka ardhur koha të pyesim se me çfarë po merret opozita shqiptare. Vendi i është dorëzuar plotësisht varfërisë, krimit dhe korrupsionit, e çdo gjëje tjetër që vjen pas kësaj.

Megjithatë, nuk është kjo çështja. Të paktën sot. Çështja është pse e ka aq të pamundur opozita shqiptare të frymëzojë njerëzit? Pikërisht nga këtu fillon problemi madhor. Sepse, problemi ka lidhje me moralin, siç dihet nga morali nis dhe besueshmëria dhe nga besueshmëria nis çdo gjë.

Pyetja tjetër është kjo: A ka moral opozita për të thirrur shqiptarët në shesh kundra Edi Ramës? Ne themi jo. Përderisa del ende me Genc Pollon, Arben Ristanin, Ervin Salianjin dhe shumë të ngjashëm të tjerë ajo s’ka moral. Sepse çfarë mund t’u thotë më shumë Genc Pollo shqiptarëve se sa ç’tha për tetë vjet rresht në qeveri? Apo Salianji do thoni ju? Asgjë s’do thonë. Madje s’kanë aq se çfarë të thonë. Andaj, opozita shqiptare duhet të heqë dorë nga ofendimi i inteligjencës së shqiptarëve. Nga këtu dhe askund tjetër nis rruga e parë.

Rruga e dytë ka lidhje me busullën. Opozita i ka hyrë një rruge pa busull dhe përveç Shqipërisë që ka humbur orientimin me kohë, me sa duket, bashkë me të e ka humbur edhe opozita. Nuk mjafton të vazhdojë në rrugën e nisur, duke ecur me tahmin, të dalë ku të dalë, duke i dredhuar ndonjë pengese, dhe duke i lënë të tjerat kohës. Koha nuk është aleatja, por gjykatësja e saj. Dhe as duke shpresuar në ëndrrën tre vjeçare për krisje koalicioni.

Opozita nuk duhet dhe s’mund të jetë në kërkim të një lideri. As nuk mund të shpresojë të thyejë Metën dhe të vijë tek ajo. Opozita më shumë se sa për Metën, ka nevojë për moralin. Morali as nuk blihet dhe as nuk shitet; o e ke, o se ke.

Ndoshta ka ardhur koha, më në fund, që partitë opozitare ta kuptojnë se nuk mund të kërkojnë një dysh dhe tresh. Nëse socialistët ja kanë arritur qëllimit të numerojnë deri në dy, tre apo më shumë, opozita ende s’ka arritur të krijojë një lider dysh ose tresh.

Prandaj, përpjekja e dëshpëruar për t’i bërë thirrje Ilir Metës nuk mund të lexohet si asgjë tjetër, veçse si dëshpërim për humbjen e pushtetit dhe kthim tek ai me çdo mjet dhe vlerë, pavarësisht gjithçkaje në këtë botë.

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Zonja e parë

Albania for Hillari

Presidenca i përgjigjet PS për datën e zgjedhjeve në Dibër

Presidenca i përgjigjet PS për datën e zgjedhjeve në Dibër

Gjykata liron Ilir Karçinin, porositësin e vrasjes së biznesmenit rival

Gjykata liron Ilir Karçinin, porositësin e vrasjes së biznesmenit rival

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}