Kanadaja ka paralajmëruar shtetasit e saj me anë të sms-ve dhe email-ve që të shmangin kontinentin Europian përgjatë pushimeve verore, me arsyen se shumë shtete europiane janë të rrezikuara nga sulmet terroriste.
Dy ditë para sulmit në Mynih të Gjermanisë, Europol paralajmëroi se Europa është e kërcënuar nga sulmuesit e vetmuar apo siç njihen ndryshe “ujqërit e vetmuar”.
Raporti përmend tre sulmet e muajve të fundit atë në Orlando të SHBA, në Nice të Francës dhe në Ëurzburg të Gjermanisë ku një individ plagosi me shpatë disa persona në tren.
Sipas raportit, shumica e këtyre personave kanë probleme mendore dhe frymëzohen nga akte të ngjashme apo nga organizata terroriste siç është ISIS apo Alkaeda.