Nëse gishti i unazës dhe ai tregues janë të njëjtë në gjatësi, ka më shumë gjasa që ai të jetë i besueshëm, i sjellshëm dhe i kujdesshëm, sidomos me femrat.
Por, nëse gishti i dytë dhe i katër kanë gjatësi të ndryshme, gjasat janë të mëdha që ai të jetë grindavec, kokëfortë dhe i vrazhdë.
Studime të mëparshme kanë treguar se diferenca e gjatësisë midis këtyre dy gishtave ndikohet nga ekspozimi ndaj një hormoni në mitër.
Ata që e kanë më të gjatë gishtin e unazës, kanë qenë më të ekspozuar ndaj testosteroneve, që lidhet edhe me sjelljet më agresive. Shkencëtarët nga Universiteti McGill mendojnë se ky fakt ka ndikim edhe tek sjellja e meshkujve kundrejt femrave.