Analisti Prec Zogaj tha në Opinion në lidhje me reformën në drejtësi se ajo çka ndodhi nuk ishte asgjë tjetër veçse një fortunë në gotë.
Zogaj tha se sot të gjithë janë të vetëdishëm se nuk kishte kërkesa të reja, sipas tij, kërkesat ishin aty.
Ai bëri me dije se reforma prodhoi konsensus, por nga ana tjetër kjo reformë sipas Zogajt ka prodhuar edhe fraktura.
“Unë mendoj se Ilir Meta ka lexuar hilen e aleatit të tij prej kohësh, jo vetëm sot, ai sot kishte rastin flagrant, sepse dje u pranua kjo reformë dhe s’mund ta kuptojmë këtë që po them unë sot nëse dje nuk kujtohemi se dje u vu në dyshim se ajo ishte marrëveshja thejsht u bë një përpjekje për të zbehur rolin e Bashësh dhe të opozitës duke thënë se e mposhti populli shqiptar, pra, zgjidhja është marrëveshja është por, e imponjoi populli shqiptar, nga frika dhe nga presionet, kjo ishte politikë”, tha Zogaj në Opinion.