Deklaratat për reformën në drejtësi kanë ngjizur një sherr grash në Partinë Demokratike.
Deklarata e deputetes Majlinda Bregu se “burrat politikanë janë duke bërë më keq se gratë e këqija”, nuk është pritur mirë nga gra të tjera të Partisë Demokratike.
Kështu, ka reaguar në facebook zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi, e cila, ndonëse nuk i drejtohet me emër, ka një përgjigje për Bregun:
Ç’nënkuptohet me burrë në Shqipëri? Po me gratë si burra çfarë kuptojmë?