Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Fatmir Xhafa ka deklaruar dje se nuk do sjellë në parlament marrëveshjen e arritur me komisionerin Hahn dhe zëvendës sekretaren e shtetit, znj Nuland.
Me anë të një statusi në profilin personal në facebook, Berisha shkruan se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Xhafaj është pyetur, se për çfarë arsye nuk e ka sjellë sot në parlament amendamentin kushtetues të bazuar në marrëveshjen e djeshme, ai është përgjigjur: nuk e solla sepse për ne ajo është thjesht një copë letër.
Komenti i plotë:
Per Edvin Shullazin e Xhafen e tij te droges, marreveshja e djeshme eshte thjesht nje cope leter!!
Te dashur miq, socialisti i reformes ne drejtesi dhe njeriu me intim per kete reforme, Xhafa i droges deklaroi dje se ai nuk do sjelle ne parlament marreveshjen e arritur dje me komisionerin Hahn dhe zevendes sekretaren e shtetit, zonjen Nuland.
Kurse sot ne mbledhjen e kryesise se kuvendit, pyetjes se perse ai nuk ka sjelle sot ne parlament amendamentin kushtetues te bazuar ne marreveshjen e djeshme, Fatmir Droga iu pergjigj: “nuk e solla sepse per ne ajo marreveshje eshte thjesht nje cope leter.”
Kjo eshte fytyra proeuropiane dhe proamerikane e neo-bllokmenit Edvin Shullazi dhe lejtnantit te tij Fatmir Droga! sb