Ka qenë surprizuese deklarata e dhënë në mesnatë e kryetarit të komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Edhe pse gjatë paradites ka patur negociata mes komisionerit Johanes Hans që çuan edhe në arritjen e konsensusit, asgjë nuk është pasqyruar në draftin përfundimtar.
Këtë e tha me gojën e tij Fatmir Xhafaj. Madje ai shkoi deri aty sa tha se drafti ka qenë shumë i mirë edhe pa variantin hibrid të Nuland dhe rekoamdnimet e Hans.
Pra të enjten për votim në sallën e parlamentit shkon drafti i miratuar dy ditë më parë në komision, vetëm nga anëtarët e PS, pa konsensusin e PD dhe LSI.
Pjesë nga deklarata
Xhafa: Këto janë çudira, marrëzira të njëpasnjëshme, gënjeshtra. Sot pamë një teatër nga kolegët e PD në komision, shkuan në mbledhje që unë kryetari nuk e kisha thirrur.
Nesër ka seancë plenare dhe do të shkojë për votim drafti kushtetues.
Kishte vetëm një çështje që siç e keni dëgjuar edhe nga kryetari i PD, vetëm një çëshje të vetme për tu zgjidhur. E lamë të hapur këtë pike. Partitë caktuan negociatorët teknikë. Edhe puna e negociatorëve ngeci. Kështu që sot ka pasur një ndërhyrje të Hahn për ta çliruar situatën dhe sot dëgjuam Bashën që ra dakord.
Por duhet të mblidheshin sërish negociatorët dhe ta përpilonin këtë pikë. Kjo gjë nuk ndodhi dhe Komisioni për reformën nuk kishte aryse pse të mblidhej. /Opinion.al