Për të sot është një ditë e veçantë pasi personi që e solli në jetë feston ditën e lindjes. Sigurisht nuk mund të mungonte urimi i Flori Mumajesit për nënën e tij, ku përmes fjalëve i shpreh dashurinë dhe mirënjohjen për të. “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime…
Përulem përpara teje sa të kem jetë ti puth këmbët…,”-ka shkruar Mumajesi në Instagram për nënën e tij. Sa I përket anës profesionale ai është kthyer në tregun muzikor me tre bashkëpunime këtë verë, të parin me këngëtaren Besa Kokdhima dhe dy klipe me reperin Ledri Vula.