Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland kishte një mision të vështirë sot në Tiranë. Ajo duhej të bindte palët që të lëshonin pe në arritjen e një kompromisioni për miratimin e ligjit për reformën në drejtësi.
Nuland gjatë qëndrimit në Tiranë zhvilloi tri takime, fillimisht me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe më pas me liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe në fund me Kryeministrin Edi Rama.
Ashtu si edhe herët e kaluara, takimi me Bashën ka qenë “i përzemërt”, ku nuk ka munguar shtrëngimi ndryshe i duarve. Por, gjithsesi shihet një “tension” i Nuland në fund të këtij takimi me kreun e PDsë (gishti i dorës).
Ndërsa në takimin me Ramën në Kryeministri, Nuland ka pasur një
takim më shumë zyrtar. Por, ndihmës sekretares amerikane të shtetit,
i ka tërhequr diçka vëmendjen në zyrën e Ramës, ku mbajt takimi.
Panorama