Gjendet në treg si një ndër suplementet e reklamuara kundër efekteve të plakjes, por më në fund do të marrë rrugë një kërkim shkencor për të kuptuar nëse vërtet Nicotinammide mononucleotide (apo Nmn) mund të zgjasë jetën e njerëzve, ashtu siç bën tek minjtë.
Faza e parë e eksperimentit do të bëhet në Japoni, shkruan e përditshmja “Yomiuri Shimbun” dhe do të nisë tek 10 persona.
Eksperimenti do të ndiqet nga Shinichiro Imai, i cili ka treguar se tek minjtë Nmn-ja aktivizon një gjen që kodifikon sirtuinën, një lloj proteine që ka një efekt kundër plakjes, duke përmirësuar disa aspekte të metabolizmit dhe të shikimit./tvklan.al