Deputetja demokrate, Majlinda Bregu e ftuar sonte në Opinion për të folur për rastin flagrant të dhunës ndaj një të mituri tha se Partia Socialiste ka provuar se jo vetëm që nuk i ndëshkon autorët e dhunës por i motivon. “Drejtoresha e Jetimores në Shkodër Anjeza Gjeluci e cila u shkarkua pasi edukatoret u kanë në kamera duke dhunuar fëmijët është sot në një pozicion drejtues. Gjeluci, dy vite pas ngjarjes së Shkodrës emërohet n/drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës.”, tha Bregu. Ndërkohë ajo solli një rast tjetër. “Një drejtoreshë tek “Zyber Hallulli” edhe ajo e shkarkuar për shkelje të rënda me fëmijët, para disa vitesh sot është anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, e zgjedhur e PS-së”, shtoi Bregu.