Ky është shtetasi egjiptian Mohamad Sallam, i cili prej disa ditësh mban peng një anije peshkimi shqiptare.
Në këtë anije janë edhe dy marinarë shqiptarë, që mbahen të lidhur. Anija është nisur para pesë ditësh për
peshkim, por ka humbur kontaktet me autoritetet portuale të Durrësit.
Ditën e djeshme u zbulua se anija gjendet pranë brigjeve të Aleksandërisë në Egjipt dhe marinari egjiptian
kërkon nga pronari i anijes 70 mijë euro që të lirojë dy pengjet shqiptarë.
Ai pretendon se nuk është paguar nga pronari ndaj e ka kryer edhe pengmarrjen. /Panorama