Të dielën në mbrëmje kulmuan ditët e pelegrinazhit në Kishën e Laçit. Me mijëra pelegrinë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj kalojnë sonte natën në këtë vend të shenjtë.
Ceremonitë bëhen në pritje të 13 Qershorit, festës së Shën Ndout, apo Shën Antonit të Padovës, emrin e të cilit mban dhe kisha, por edhe e gjithë zona, e cila ka famën e një vendi që bën mrekulli.
Fjetja në malin ku ngrihet Kisha e Shën Ndout është veçoria e pelegrinazhit 13-javor. Pelegrinazhi nis më 18 Mars, që është e marta e parë, dhe kulmon të martën e 13, ndërsa nata e 12 Qershorit në të gdhirë 13 Qershori, është kulmimi i festës dhe besimit.