Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kërcënimin që po i bëhet një prej pjesëtarëve të familjes Çapa ne Elbasan. Polica ndërmori një aksion ditën e djeshme për arrestimin e disa personave të familjes Çapaj, të cilët janë të përfshirë në një seri vrasjesh të ndodhur në këtë qytet. Sipas Berishës, në aksionin e djeshëm polica ka kërcënuar me tytë kallashi një fëmijë të vogël.
Statusi i Berishës në Facebook
Kercenohet me kallash vogelushi 1.5 vjec Qytetari dixhital denoncon: Kercenimin nga polici me me tyte kallashi ne koken e femijes 1.5 vjeç! Duke denuar me force dhe preraz cdo sulm ndaj uniformave blu, gjithashtu denoj me ashpersi nje terror policesk qe nuk kursen as vogelushet njevjeçar. I bej thirrje prokurorise se Elbasanit te verifikoje kete akuze teper te rende dhe te vendosi par ligjit me vendosmerine me te madhe autorin e tij katil! sb
“Pershendetje ! Jam mbesa Ardjan Capes Ju lutem na ndihmoni Po na kercenojn me tyten e kallashit ne kok Mua dhe femijen tim Fmija 1 vjec e gjys. Un ja, femer me gjuajten me tyten e kallashit ne dor Un filmova momentin kur po qellonin dajen tim Fejzulla Capja nderkoh i vun kallashin ne kok femijes tim 1 vjecar do jua vras fmin nese nuk na jep filmimin Po kalojm tmerr”