Divorci me balerinin italian Mirko Lucarelli ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara të vitit, por Soni Malaj e ka marrë veten shpejt nga ai zhgënjin dhe tashmë është e lumtur.
Pak kohë më parë, pas disa fotove që u publikuan nëpër portale të ndryshme, u fol se Soni po shoqërohej me një djalë më të ri se veten, me të cilin kishte vite që njihej për shkak se frekuentonin të dy të njëjtën palestër.
Por e ftuar në “Zonë e lirë”, mbrëmjen e së premtes, për të promovuar klipin e saj të ri në bashkëpunin me Genën. “Ti, jeta”, Soni foli ndër të tjera edhe për jetën e saj të re. Ajo tha se njohja dhe lidhja me Klevin nuk është aspak ashtu siҫ është komentuar në media.
Ai nuk është as trajneri i palestrës, as është njohur me të në atë ambient, ashtu siҫ është aluduar: “Është shkruar shumë, jo është lidhur me trajnerin e palestrës, jo është njohur në palestër…. nuk është e vërtetë fare. Ka qenë komplet tjetër njohja”, – ka thënë Soni e pyetur nga Ҫani në “Zonë e lirë”.
Megjithatë, edhe pse nuk do të tregojë shumë, tha se është e pamundur të fshihet, aq më tepër që tani është zyrtarisht e fejuar.
Dalja e parë publike me Klevin ishte të enjten në mbrëmje, kur ҫifti kanë hapur së bashku një kafe bar në Tiranë.
Biznesi është një fushë ku Klevi ka përvojë të mëhershme. I njohur si pronari i një bar-kafeje në Tiranë, ka vendosur që këtë herë ta ketë në bashkëpronësi me Sonin.
Në një intervistë për “Bluetooth”, Soni ka konfirmuar se është zyrtarisht e fejuar, ndaj edhe marrëdhënia e tyre tani është në një nivel tjetër, më zyrtar: “Të dashur nuk mund t’i them, kur e kam të fejuar” – thotë ajo, por tregon se për momentin nuk kanë plane për më shumë, pasi janë të fokusuar te biznesi: “Të tjerat me ngadalë.”
Megjithatë, këtë herë ndihet e sigurt në dashurinë e saj, pavarësisht se ende nuk kanë filluar të bashkëjetojnë, siҫ është aluduar kohët e fundit në media: “Jo, akoma jo. Nuk bashkëjetojmë…. “
Besimi dhe siguria janë tipare që e kanë karakterizuar gjithmonë artisten, ndonëse jo gjithmonë gjithҫka ka ardhur siҫ ajo do të donte: “Unë gjithmonë kam ecur me hapa të sigurt, por surprizat kanë qenë nga pala tjetër” – thotë ajo duke shtuar se nga Klevi nuk pret asnjë surprisё.