Sali Berisha nuk ka lënë jashtë vemendjes komentin e djeshëm të Ramës pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, ku kuqezinjtë humbën.
“I mbrujtur me stilin ateror te sukseseve imagjinare, sipas te cilit dhimbja eshte force dhe humbja eshte suksesi i radhes per Edvin Kristaq Ramen, ai, pas perfundimit me rezultatin 3:1 per Ukrainen te kombetares tone, vrapoi te shpalle kete humbje ne FB e tij si suksesin imgjinar te radhes duke quajtur rezultatin deshperues per ne te ndeshjes, si vlere te shtuar per ekipin tone, e kishte fjalen per qeverine e tij!? “, shkruan Berisha.
“Natyrisht nje ndeshje mund te humbet dhe te fitohet por per cdo njeri normal kurre humbja nuk eshte vlere e shtuar por eshte vlere e munguar e fitores!?
Ata qe e lexuan kete e moren si nje gafe te pafalshme, te tjere si tallje cinike qe i beri ekipit tone ndersa te tjere thane se Rama e beri kete deklarate ne gjendje te dehur.
Ne te vertet keto komente te ngjallin keqardhje pasi Rama kete nuk e beri as per cinizem apo sarkazem e aq me pak i dehur kete deklarate. Por ai e beri ate si deklaraten e radhes te sukseseve imagjnare te mendjes se tij te semure por qe ndjeshmeria e tifozeve e detyroi me sharjet e pafundme t’a modifikoje ate!”, vijoi ai.
Me poshtë statusi i Ramës dhe reagimi i Berishës