Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës, pasi kërcënuan me kaçavidë dhe dhunuan dy punonjës të policisë.
Të arrestuarit janë Armando Stafasani, 25 – vjeç, Klajdi Stafasani, 28 – vjeç dhe Gentian Albrahimi 21 – vjeç, të tre banues në Fushë – Krujë.
Ndalimi i tyre u bë pasi, policia konstatoi mjetin tip “Smart” me xhama të zinj që drejtohej nga Klajdi Stafasani, që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në qendër të Fushë – Krujës dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të Policisë që të ndalojnë.
Efektivët u vunë menjëherë në ndjekje duke bërë të mundur dhe kapjen e tyre. Në këtë moment, 28 – vjeçari Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit e Policisë.
Por të rinjtë nuk e kanë lënë me kaq dhe jo vetëm i kanë kundërshtuar dy efektivët me iniciale G.H. 35 vjeç dhe D.Ç. 22 vjeç, por i kanë kërcënuar dhe goditur ata me grushta.
Pas ndalimit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale mjeti tip Smart me targa AA 771 LP; mjeti tip Golf me targa AA 800 NF, si dhe një kaçavidë.
Këta persona rezultojnë të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Tashmë mbi ta rëndon edhe akuzat për për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosjet për shkak të detyrës”. /tvklan.al