Naim Kaçorri dyshohet të ketë qënë objektivi i një sulmi ne tritol në banesë.
Disa orë pas ngjarjes që tronditi jo vetëm pallatin “Riviera” por gjithë lagjen në rrugën Margarita Tutulani, mësohen disa detaje rreth kësaj ngjarje që fatmirësisht nuk pati viktima.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme në pallatin 13 katësh në zonën e Tiranës së Re. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e 5-të të tij.
Autori ka qene i kamufluar me kapuç dhe është larguar me shpejtësi.
Sipas policisë, mendohet se është vendosur rreth 600 gr ekslozivi i llojit tritol në pragun e derës së shtetasit Naim Kaçorri.
Lënda plasëse që ishte lidhur me një fitil është ndezur nga një person i moshës 25-30 vjeç.
Kamerat e sigurisë së pallatit të vendosura në ashensor kanë arritur të fiksojnë autorin, por pa i dalluar fytyrën pasi ka qenë i mbuluar.
Naim Kaçorri, që ka qenë drejtor i Albtelekom-it, dega Durrës është marrë në pytejte nga sektori i Krimeve të Rënda. Ende nuk dihen shkaqet që kanë cuar në këtë “paralajmërim” të rëndë për të. /Opinion.al