Një 52 vjeçar, shqiptar nga Lugina e Preshevës, është dënuar nga gjykata e ST. Gallenit me 18 vite burg për vrasjen e bashkëkombasit të tij, ngjarje e ndodhur nw njw xhami, në gusht të vitit 2014.
Sipas gjykatës shqiptari kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë duke e vrarë personin gjatë kryerjes së ritualit fetar në xhaminë El Hidaje në Winkel të St. Gallenit, shkruan albinfo.ch
I dënuari, edhe pse e ka pranuar vrasjen, ka kundërshtuar se ka planifikuar atë.
Sipas tij ai duhet të dënohet për vrasje të paraparë dhe jo vrasje të rëndë, sepse ai e ka kryer vrasjen nga një psikozë e frikës që e ka kapur dhe e ka shtyrë që të qëllojë me armë.
Akti i vrasjes në një objekt kulti kishte bërë bujë të madhe në opinionin zviceran ndërsa jehona kaq e madhe që i bëhet procesit gjyqësor duhet të kuptohet e lidhur me këtë specifikë të vrasjes, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, për shkakt të interesimit të madh mediatik, gjykimi u vendos të zhvillohet në një sallë më të madhe, në atë të Gjykatës Kantonale, me gjithë faktin se procesi gjyqësor i takon Gjykatës së Qarkut.
Po kështu për këtë proces u morën masa të jashtëzakonshme sigurie.
Salla u kontrollua dy herë me qenë policorë ndërsa dyert e sallës së gjykimit po mbahen mbyllur.
Brenda saj u mbushën përplot të gjitha vendet.
Përveç mediave aty ka edhe familjarë të viktimës dhe të interesuar të shumtë të tjerë,
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, prokurori ka kërkuar dënim me burg 20 vjet për shqiptarin që kishte vrarë nga afërsia bashkëkombësin e tij në xhami, derisa ai po kryente ceremoninë fetare.
Vrasje ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të autorit dhe kishte plagosur vetë atë.
Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch.
Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.
Në pledoajenë e tij, Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën.
Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se vrasësi i atëhershëm dhe viktima e tashme kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja.