Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PROFIL/ Formacioni i De Biazit dhe ylli i rrjeteve sociale

2016/05/24 at 2:30 AM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PROFIL/ Formacioni i De Biazit dhe ylli i rrjeteve sociale

Kualifikimi për herë të parë i Kombëtares shqiptare të futbollit në finalet e një evropiani (Francë 2016) është komentuar gjatë në mediat ndërkombëtare, por një profil që është bërë së fundmi nga “Eurosport”, tregon se cilat janë pikat më të forta të kuqezinjve në kampionatin që pritet të nisë pas pak javësh.


“Eurosport” e nis me vlerësimin që kryeministri Edi Rama i bëri trajnerit De Biazi, një ditë pas kualifikimit në Armeni (0-3), si dhe ngre pikëpyetjen nëse kjo kombëtare ka fuqinë e mjaftueshme për ta vazhduar më tej këtë sukses, apo jo.

Talenti më i ri i kuqezinjve vlerësohet Milot Rashica, për të cilin thuhet se ka bërë një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij të Viteshes.

Agjencia e njohur e lajmeve spotive shkon më tej kur parashikon formacionin e mundshëm të Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Djimshiti, Cana, Agolli, Gashi, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi”.

de biazi

De Biazi

“De Biazi po konsideronte daljen në pension në vitin 2011, kur një telefonatë i ra gjatë një xhiroje që po bënte me biçikletë dhe pjesa tjetër ishte histori”,-shkruan “eurosport.com”.

Trajneri pranoi propozimin pas një sezoni të mbyllur te Udinese, paçka se për vendin ku do të shkonte dinte shumë pak. Suksesi që ai rriti me kuqezinjtë e bëri atë një ndër kandidatët potencial për stolin e Italisë, pas largimit të pritshëm të Antonio Kontes me ekipin e Çelsit në Premier Ligë.

cana

Tre më të mirët

Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Elseid Hysaj dhe mesfushori Taulant Xhaka konsiderohen si pikat më të forta të Kombëtares.

Cana vlerësohet për eksperiencën e tij dhe për patriotizmin që ndez në ekip dhe në radhët e tifozëve, ndërsa Hysaj për zhvillimin e një sezoni të suksesshëm te Napoli.

Nuk mbetet pas edhe Taulant Xhaka, për të cilin evidentohet përplasja që mund të ketë më vëllain e tij, Granitin, në përballjen e parë me Zvicrën.

Për mesfushorin e talentuar thuhet se luan me taktikë dhe inteligjencë dhe shumë skuadra evropiane pritet ta kërkojnë në verë.

shkelzen gashi

Shkëlzen Gashi

Sulmuesi kuqezi që luan për Kolorado Rapids në SHBA është ylli i rrjeteve sociale sipas “Eurosport”.

Ai ndan shpesh herë me fansat e tij në rrjetet sociale eksperiencën me ekipin amerikan dhe pjesë nga jeta private.

Në fund të artikullit, prestigjiozja sportive cilëson si rezultatin më të mirë të Shqipërisë fitoren në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë dhe ndoshta, pikën e marrë më pas ndaj Danimarkës.

Në mbyllje përmenden edhe incidentet që ndodhën me kombëtaren serbe si dhe fitimin e tri pikëve në tavolinë për trazirat e krijuara në Beograd./PanoramaSport

 



Ju sugjerojmë

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll
Sport

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll

10 Korrik, 2025 6:01 pm
Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s
Sport

Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s

10 Korrik, 2025 5:45 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
Sport

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

9 Korrik, 2025 6:00 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot
Sport

Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot

7 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
SHBA: Ja pse ikin biznesmenët nga Shqipëria

SHBA: Ja pse ikin biznesmenët nga Shqipëria

Video/ Kur Aurela Gaçe shoqëronte në skenë Anita Bitrin

Video/ Kur Aurela Gaçe shoqëronte në skenë Anita Bitrin

Aksidenti fatal i Qerretit/ Ja tenderi korruptiv i Autoritetit Rrugor

Aksidenti fatal i Qerretit/ Ja tenderi korruptiv i Autoritetit Rrugor

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com