Ditën e djeshme, Policia e Tiranës njoftoi se kishte përfunduar një operacion të suksesshëm duke arrestuar dy persona që merreshin me trafikun e armëve dhe u sekuestruan armatime të rënda.
Kështu, u bllokuan tritol, granata, 23 predha granata-hedhëse, 216 karikatorë me fishekë, 2 mitralozë të rëndë, 3 murtaja e 1640 fishekë. Dyshohet se armët trafikoheshin për në Maqedoni, ndërsa policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Korçës po kryenin hetime prej disa muajsh për këtë aktivitet kriminal.
Por, si u zbulua ky trafik armësh dhe si u arrestuan dy tregtarët Adil Mersinllari 42 vjeç dhe Bledar Muçollari 32 vjeç. Pas vëzhgimeve që ishin bërë ndaj dy personave, një agjent i infiltruar i policisë së Tiranës u fut në lojë. Ai komunikoi me dy të arrestuarit duke i kërkuar që të blinte prej tyre disa armë, shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’.
Agjenti i fshehtëu ofroi atyre një çmim të lartë për armët që do të “blente” dhe lanë takim në Moglicë, ku dhe do të bëhej shkëmbimi arsenalit të armëve kundrejt pagesës.
Në momentin kur dy tregtarët ishin në pritje të “blerësit” (agjenti i fshehtë) që të shkonte në pikëtakim, aty mbërritën forcat e policisë duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Gjithashtu, janë shoqëruar edhe 16 persona në Korçë e Tiranë në lidhje me këtë veprimtari kriminale.