Kampionati Europian i vitit 1988 është mbajtur në Gjermaninë Perëndimore, në mes dative 10 dhe 25 qershor dhe u fitua nga Holanda. Ai ishte i teti kompeticion i këtij lloji për kombëtaret e kontinentit tonë, i cili mbahet çdo katër vjet dhe organizohet nga UEFA.
Faza e grupeve Grupi i parë vuri përballë dy favorite në letër, Gjermaninë Perendimore dhe Italinë, së bashku me Spanjën dhe Danimarkën. Italianët nuk kishin luajtur në finalet e kësaj konkurrence që prej edicionit 1980, kur pritën Gjermaninë Perendimore dhe fituan. Gjermanët dhe italianët luajtën ndeshjen e hapjes. Kjo lojë është kontestuar fort. Roberto Mancini kapitalizoi një gabim të mbrojtjes gjermane dhe shënoi përmes goditjes nga një kënd i ngushtë. Vetëm tre minuta më vonë, portieri i Italisë, Walter Zenga, e nxori topin nga rrjeta e tij. Andreas Brehme shënoi dhe barazoi rezultatin përfundimtar 11 përmes një goditjeje dënimi.
Spanja mposhti Danimarkën, përsëri, këtë herë 32. Michel hapi rezultatin, pas pesë minutash lojë, ndërsa Michael Laudrup barazoi 20 minuta më vonë. Spanja dominoi më tej dhe përmes Emilio Butragueño e Rafael Gordillo e pa veten në epërsinë 31. Flemming Povlsen ngushtoi rezultatin në 32, por nuk ishte i mjaftueshëm danezët, të cilët e kishin tashmë të nevojshme për të fituar në dy ndeshjet e mbetura, për të qenë në gjysmëfinale. Në ndeshjet e mbetura, gjermanoperendimorët mundën danezët dhe spanjollët. Jurgen Klinsmann dhe Olaf Thon shënuan për rezultatin 20 ndaj Danimarkës, ndërsa dy gola të Rudi Völler ishin të mjaftueshëm për të mundur Spanjën 20. Italianët fituan një ndeshje të vështirë kundër spanjollëve, 10, falë një goli të shënuar nga Gianluca Vialli. Në ndeshjen e fundit, kundër një Danimarke të eliminuar tashmë, italianët mbizotëruan dhe fituan 20. Grupi i dytë u shoqërua me rezultate të habitshme. Në ndeshjen e hapjes, Anglia humbi 10 ndaj Irlandës. Ray Houghton shënoi me kokë pas gjashtë minutash lojë, pasi mbrojtja angleze dështoi të pastronte zonën. Anglezët aplikuan presion të forte, por Gary Lineker ishte jashtëzakonisht i ngadaltë, shpërdoroi një sërë shansesh. Në ndeshjen tjetër, Bashkimi Sovjetik mundi Holandën 10, me një gol Rats Vasyl, pavarësisht dominimit holandez në lojë.
Gjysmëfinalet Gjysmëfinalja e parë ishte e rëndësishme, sepse përballeshin rivalë; Gjermania Perendimore dhe Holanda. Kjo ishte hera e tretë që të dyja palët viheshin përballë njëratjetrës që nga “Botërori 1974”, në finale. Loja ishte e fortë dhe gjermanoperendimorët e zhbllokuan rezultatin pas 55 minutasj lojë, me anë të Matthaus, pas një faulli të ekzekutuar nga Klinsmann. Kjo epërsi mbeti në fuqi për 20 minuta, derisa Jürgen Kohler i ndërhyri në mënyrë të parregullt Van Basten. Ronald Koeman e konvertoi në gol penalltinë dhe barazoi ndeshjen. Kur po mendohej se nevojitej koha shtesë, një top i humbur nga gjermanët shkoi në këmbët e Van Basten, i cili e dërgoi në rrjetë, duke mposhtur portierin në minutën e 88të, për fitoren 21.
Ai i dha Holandës fitoren e parë konkurruese kundër gjermanëve dhe i dërgoi “tulipanët” në finale. Gjysmëfinalja tjetër prodhoi një rezultat të paparashikueshëm. Italia ishte favorite kryesore për të arritur në finale, sepse e kishte mundur Bashkimin Sovjetik 41 në një miqësore, vetëm dy muaj më parë. Pavarësisht kontrollit të lojës dhe krijimit të shumicës së shanseve, italianët “thyen kokën” ndaj një prapavije të fortë të kundërshtarit, që luante ashpër. Përmes kundërsulmeve, Hennadiy Lytovchenko dhe Oleg Protasov shënuan dy herë në portën e Zenga. Kjo do të ishte paraqitja e katërt e Bashkimit Sovjetik në finalen e Kampionatit Evropian.