Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka reaguar sonte pas skandalit të publikuar nga Prokuroria e Shkodrës, për Rezidencën e Fëmijëve në këtë qytet.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se 3 vajza në këtë shtëpi, janë abuzuar seksualisht për shkak të neglizhencës së stafit që punon aty.
Sakaq me kërkesë të prokurorisë lokale janë arrestuar disa punonjës të kësaj rezidence.
REAGIMI I BLENDI KLOSIT NE FACEBOOK:
Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër.
Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Cdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit.
Është rasti t’i kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve.