Donald Trump nuk është më delja e zezë e Partisë Republikane. I nominuari i mundshëm i republikanëve për garën presidenciale, zhvilloi një takim dypalësh me një prej zyrtarëve më të lartë të partisë, Pol Rajan, njëherësh edhe spikeri i Dhomës së Kongresit Amerikan.
Në përfundim të takimit të dy figurat politike shfaqën përshtypje pozitive dhe u shprehën të angazhuar për rikthimin e unitetit brenda partisë. Në një dalje publike para mediave, Rajan e përshkroi miliarderin amerikan si një njëri të “dashur dhe të vërtetë” dhe deklaroi se procesi i ripajtimit të partisë është në rugën e duhur.
Takimi mes të dyve vjen në një kohë kur figurat kryesore të partisë republikane dolën hapur kundër nominimit të Donald Trump. Më herët, Spikeri i Kongresit Amerikan kishte deklaruar se Trumpit i mungojnë pricipet konservative që karakterizojnë partinë republikane.
Nga figurat më të larta që kanë dalë kundër miliarderit amerikan janë dy ish-presidentët Bush, ish-rivali i Trump në këtë fushatë, Jeb Bush, dhe ish-kandidati për president Mit Romni.
Tv Klan