Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, elektriçisti Hajri Gullçi. 60 vjeçari u godit në detyrë gjatë paradites së sotme, ndërsa po priste lidhjet e paligjshme të energjisë në fshatin Gjorm të Vlorës. Gullçi u qëllua me levë pas koke dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku duket se nuk mundi ti shpëtojë goditjes së marrë.